Connect with us

SPORT

Arsenal 4-1 Crystal Palace: Notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve (Foto)

Published

on

Arsenali ka fituar në shtëpi ndaj rivalëve lokal të Crystal Palace me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Ligës Premier.

Skuadra e Arsene Wengerit i është kthyer fitoreve pas tri ndeshjeve në kampionat duke mposhtur Palacen në një ndeshje të dominuar për 90 minuta.

Golat në këtë takim u shënuan nga Nacho Monreal (6′), Alex Iwobi (10′), Laurent Koscielny (13′) dhe Alexandre Lacazette (22′) për Topçinjtë, ndërsa për mysafirët shënoi Luka Milivojevic (78′).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Monreal, i cili pas golit të tij dhe dy asistimeve u vlerësua me notën më të lart 9.2.

Në anën tjetër, lojtari më notën më të ulët në ndeshje ishte mbrojtësi Patrick van Aanholt me notë 6.0.

Për 90 minuta luajtën edhe dyshja me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët patën paraqitje të lart duke u vlerësua me nota 8.4 dhe 7.5.

Arsenal:

Crystal Palace: 

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com