Connect with us

OP / ED

Baltosja e proçesit, kapitullim i kundërshtarëve të Dukës!

Published

on

Gara po përvijohet e ndezur, megjithëse ende nuk ka nisur zyrtarisht. Procesit të zgjedhjeve për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit i mungojnë akoma emrat e kandidatëve, që do të garojnë për këtë post, e megjithatë akuza të forta janë bërë nga media të caktuara në drejtim të FSHF dhe kreut të saj aktual Armand Duka.

Ky i fundit nuk e ka shpallur kandidaturën, e megjithatë është vënë në syrin e ciklonit, nga kundërshtarët e tij, të cilët duket se kanë shënjestruar ligjshmërinë e procesit zgjedhor.

Pak ditë më parë Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se vendosi të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, e cila në këtë rast do të jetë edhe Asamble Zgjedhore.

Lajmi u prit me skepticizëm nga pjesa më e madhe e kritikëve të z.Duka, të cilët nxituan të akuzojnë se ky ishte një veprim,i cili synonte t’i gjente të papërgatitur kandidatët e tjerë dhe më keq akoma ti paraprinte një dënimi që sipas tyre pritet të vijë nga UEFA për një ekip shqiptar. Argumenti i fundi është hedhur në mënyrën më groteske të mundshme, pas asnjë burim të identifikuar informacioni, por thjesht në versionin “më the – i thashë”.

Për ata që kanë marrë mundimin të lexojnë Statutin e FSHF, në mënyrë të veçantë nenin 24 të tij, është e qartë së vendimi për thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme në datën 7 shkurt është tërësisht ligjor dhe i marrë në respektim të përcaktimeve të këtij Statuti.

Mandati aktual skadon në muajin shkurt dhe procesi zgjedhor nuk mund të kalonte këtë afat, pasi më tej do të ishte i paligjshëm.

Akuza për caktimin e datës në mënyrë surprizëduket krej e pavend, për sa kohë që diskutimi për këto zgjedhje ka nisur disa muaj më parë. Nëse një kandidati potencial nuk i kanë mjaftuar gjithë këto muaj për të vendosur për kandidimin e tij, apo për të hartuar një strategji dhe një program për këto zgjedhje, atëherë vështirë të besosh se ai është një kandidat serioz.

Por akuza më e fortë duket se ka qenë ajo për listën e anëtarevë të FSHF, që është njëkohësisht edhe lista e zgjedhësve dhe që sipas kundërshtarëve të presidentit aktual është e manipuluar.

FSHF ka 66 anëtarë, të cilët në bazë të nenit 4, pika 2 të Statutit, mund të jenë Klube futbolli ose subjekte, të cilat përfaqësojnë grupe të caktuara profesionesh apo rajone të caktuara gjeografike.

Shoqatat për të cilat ngrihen dyshime se janë të paligjshme, janë anëtarësuar në FSHF me të drejta të plota dhe kanë qenë pjesëmarrëse të rregullta të Asambleve të Përgjithshme, qysh prej vitit 2010.

Anëtarësia e kontestuar për çudi vetëm sot, është në fakt një vendimarrje kolegjiale e gjithëpranuar në Asambletë e mëparshme dhe që është formalizuar përmes regjistrimeve të njëpasnjëshme në gjykatë, arsye për të cilën, ligjshmëria e procesit mbetet e pa kontestueshme.

Cilido anëtar, ent shtetëror apo subjekt që legjitimohet nga Ligji, ka pasur të drejtën e ankimimit në rrugë gjyqësore.

Nëse realisht ka pasur probleme me vlerësimin e kriterve të anëtarësimit, kjo ka vend të hetohet nga Federata për përmirësimin e praktikave të së ardhmes edhe përsa i përket kontrollit të aktivitetit të tyre. Po për aq kohë sa vendimet e Gjykatës kanë legjitimuar asamble pas asambleje, debati do mbetet thjesht mediatik dhe jo ligjor.

Baltosja e proceseve zgjedhore, ende pa nisur mire ato, nuk është një praktikë e panjohur në Shqipëri, për të mos thënë se tashmë kjo është kthyer në një praktikë rutinore.  Nuk kish si të bënte përjashtim në këtë situatë edhe FSHF.  Eshtë interesant për tu nënvizuar se si problemet, reale apo të stisura qofshin, ngrihen vetëm në momente të tilla nga ata që “ja duan të mirën” futbollit.

Përkundrejt kujdesit të FSHF që gjithçka të zhvillohet brenda kuadrit ligjor të përcaktuar nga Statuti i kësaj organizate, përpjekjet e kundërshtarëve të Dukës për ta baltosur procesin përpara se ai të nisë, japin në opinionin publik sinjalin e një kapitullimi të tyre, që më përpara kandidimit të mundshëm të Dukës dhe konfirmimit të tij në krye të FSHF./© SYRI.net

OP / ED

Letër mësuesit tim…

Published

on

Shkruan: Belkis Latifi

Me këtë tekst të shkurtër, deshëm që t’ia përkujtojmë vetes dhe juve arsimtarin e parë, deshëm që t’ua përkujtojmë dëgjimin e këshillave dhe porosive të para jetësore pas familjes, të cilat vinin pikërisht nga mësuesët tanë të parë.

Për personin në fotografi kam një respekt të posaçëm dhe të veçantë për arsye mjaftë të madhe!
Fjalët , këshillat dhe udhëzimet e para të cilët kam dëgjuar në jetë pas familjes ishin pikërisht nga ju i nderuari mësuesi im. Ju më mësuat që këto fjalë dhe falënderime që po i shkruaj tani , t’i shkruaj pikërisht kështu. Hapat e parë për formimin e personalitetit, hapat e parë drejt rrugëtimit tim akademik dhe profesional filluan pikërisht në katër vitet e para shkollore, filluan pikërisht nga ligjëratat dhe fjalët e ëmbla të cilat na i adresonit me përplot dashuri dhe sinqeritet i nderuari mësues.

Ju ishit babai ynë i dytë përgjatë katër viteve të para shkollore, përgjatë periudhës më të ndjeshme kur fëmia është i prirë të tërhiqet nga veset dhe dukuritë negative, kurse fjalët tua multidimensionale kishin një efekt të papërshkrueshëm për mua të cilat nuk mund t’i harroj asnjëherë dhe sot e kësaj ditë kemi një nostalgji që vetëm edhe një herë të ulemi në bankat e vjetra dhe të ulemi në gjunjë për t’iu dëgjuar juve i nderuari mësuesi im, zaten dhe sot jam në gjendje të ulem i tillë për t’iu dëgjuar këshillat dhe udhëzimet kuptimplota të juaja, për të dëgjuar katërdhjetë e dy vite eksperienc në arsim që nëse do ta quaja doktoraturë më vete kam frikë se do të kisha gabuar rëndë , ngase katërdhjetë e dy vitet e juaja kontribut për edukimin dhe arsimimin e rinisë janë dhe flasim shumë më shumë se kaq.

I nderuari mësues: Edhe fitimi i titullit: AKADEMIK , assesi nuk na bën më të madh se ju, ngase ju gjithnjë keni një vend të posaçëm në zemrat tona ngase nuk mund t’ua harrojmë mundin tuaj në kohën kur edhe shkronja A për ne ka qenë shumë me rëndësi që ta mësojmë, në këtë mënyrë të bëhemi këta që jemi sot.

Mos të harrojmë: Aliu radijaAllahu anhu ka thënë: “Kush ma mëson një shkronjë, unë i bëhem rob atij.” Ju i dashuri mësues na mësuat shumë më shumë, dhe ky përkujtim i vockël me këtë tekst modest është pak në krahasim me atë që ju bëtë për ne në periudhën kur më së shumti kishim nevojë për këshilla dhe udhëzime.

Continue Reading

MAQEDONI

Adnan Ismaili shkruan një letër të hapur për të sqaruar opinionin

Published

on

“Letër e hapur
(sqarim për opinionin)

Të nderuar,
Meqë është bërë një kohë më e gjatë që emri im përflitet në kontekst të politikës shqiptare në Maqedoni, për fat të keq edhe me nota negative dhe shpeshherë fyese, por edhe për arsye se tashmë disa media më kanë kontaktuar për të marrë prononcimin tim në lidhje me këto përmendje, ndjej detyrim intelektual dhe njerëzor të shpjegoj ca gjëra.

Unë, Adnan Ismaili, jam pedagog në Universitetin e Tetovës dhe drejtues i SHB “Logos-A” nga Shkupi. Meqë për vite të tëra, përveç afirmimit të kulturës shqiptare, kam vepruar edhe në fushën e humanitetit dhe bamirësisë, kam krijuar miq gjithandej dhe jam i lumtur për të kaluarën time.
Sa i takon politikës, deri tash nuk kam qenë anëtar i asnjë partie politike, por kam ndihmuar gjithnjë kur kam besuar te partitë e caktuara. Fjala bie, i kam ndihmuar me aq sa kam mundur PPD-së, duke qenë i bindur se ajo ishte lëvizje popullore shqiptare. Pastaj i kam ndihmuar PDSH-së, duke besuar në nacionalizmin e artikuluar nga i ndjeri Arbën Xhaferi, një mik i imi dhe, përgjithësisht, mik i librit. I kam ndihmuar edhe BDI-së, duke qenë i bindur se ajo ishte një parti që erdhi përmes UÇK-së dhe duke pasur parasysh sakrificën e bijve më të mirë të kombit, kam ndihmuar ku e si kam mundur dhe as për këtë nuk jam penduar kurrë. Po ashtu e kam ndihmuar edhe Lëvizjen BESA, duke besuar se ajo përfaqësonte një identitet autokton të shqiptarëve të Maqedonisë dhe duke e respektuar vullnetin e të rinjve shqiptarë që iu bashkuan asaj. Është fakt edhe ajo që një pjesë e këtyre të rinjve, që e kanë udhëhequr Lëvizjen BESA, i kam njohur që nga mosha shumë e re, jam interesuar për ata që të edukohen dhe arsimohen me vlera të larta morale dhe kombëtare. Si edhe shumë të tjerë, edhe ata i kam konsideruar shokë dhe jam përpjekur që ata të zhvillohen në personalitete që do të shërbejnë në ngritjen e vlerave të mirëfillta njerëzore në nënqiellin tonë. Në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe kryetari i deritanishëm i Lëvizjes BESA, si dhe disa anëtarë të Kryesisë. Asnjëherë prej tyre nuk kam kërkuar asgjë, pos që t’i shërbejnë me dinjitet dhe njerëzillëk të mirës sonë të gjithmbarshme. Por, gjërat sot kanë degjeneruar mbase dhe për disa prej tyre tash jam bërë një “person i apostrofuar”, ngase ata pa peris në gojë më përmendin dhe më ulin në bankën e të akuzuarit për gjëra që unë nuk kam asnjë lidhje. Po, e vërtetë është se me disa nga drejtuesit e Besës jemi takuar shpesh, kemi biseduar e diskutuar se çfarë mund të bëhet e si mund të ndihmoj edhe unë, por në asnjë rast nuk kam besuar se disa nga këta djem do të shkelin mbi të gjitha parimet njerëzore dhe, duke më marrë mua karshi, do të përpiqen të realizojnë agjenda që nuk di se kujt i shërbejnë. Sipas meje, ky grup i vogël e kanë marrë tërkuzën nëpër këmbë, i kanë tradhtuar parimet me të cilat dikur mburreshin dhe sot nuk e përmbajnë dot veten për t’i implikuar të gjithë ata që mbase dikur edhe u kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme. Nuk po flas për bukëshkalët, se ajo është në kategori tjetër të debatit, por do të doja t’ia bëj me dije opinionit se Adnan Ismaili as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të jetë pjesë e asnjë loje politike që e bëjnë partitë e caktuara.

Unë do ta respektoj secilën parti politike, së paku aq sa ato kanë respekt për interesin e përgjithshëm të popullatës, ndërsa në asnjë mënyrë, karakteri im nuk ma lejon, nuk do të pajtohem me të gjithë ata që, si rrjedhë e egocentrizmit të tyre dhe shërbimit ndaj agjendave të ndryshme, do të përpiqen të shkaktojnë dëme. Në asnjë mënyrë nuk mund të rri rahat kur njerëzit që kam pasur shpresë se janë edukuar ndryshe, sot bashkë me persona të tjerë të kërcënojnë dhe të ushtrojnë dhunë. Dhe, në këtë kontekst, lajmi se prof. Nexhbedin Kahremani – një profesor i nderuar universitar, tashmë është drejtues i Besës, për mua është një sihariq se megjithatë ka shpresë për politikën shqiptare në Maqedoni derisa ajo i respekton intelektualët e denjë dhe dinjitozë.

Sidoqoftë, dëshiroj t’i lus ata që kanë edhe një fije respekti për mua, por pse jo edhe gjithë opinionin publik, që të mos abuzojnë me emrin tim, ndërsa në lidhje me procesin që tashmë po zhvillohet në Besa uroj të kalojë sa më mirë, pa probleme dhe telashe. I tërë opinioni duhet ta dijë se unë në asnjë mënyre nuk e pranoj dhe nuk do ta pranoj dhunën dhe pasionin për pushtet të disa personave që, si pasojë, sjell shkatërrimin e tërë procesit të veprimit demokratik në mesin e shqiptarëve. Kurrë nuk e kam bërë këtë dhe gjithnjë do të jem kundër kësaj. Prandaj, duke qenë i bindur se veprimet e këqija nuk i shërbejnë askujt, u bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen, të mos e ulin nivelin e komunikimit e mos ta nëpërkëmbin dinjitetin e dikujt tjetër dhe ta lëndojnë zemrën e kujtdo qoftë. Politika, besoj unë, i ka normat e saj, që rregullohen përmes procedurave demokratike, që procesi të përfundojë ashtu si u ka hije njerëzve me dinjitet.

Fundja, fjalët janë si gozhdat e ngulura në dru: edhe nëse pastaj pendohesh dhe i heq, gjurmët mbeten. Unë nuk do të doja të lëmë gjurmë të këqija pas vetes.

Me nderime!

Adnan Ismaili
Shkup, 11.01.2018“

Continue Reading

OP / ED

Hebrenjtë në Kur’an dhe mësimet që mund t’i nxjerrim nga aty! (2)

Published

on

Shkruan: Mustafa Bajrami

Sipas Kur’anit, besimtari nuk duhet të jeton me iluzionin se të gjithë njerëzit mund t’i takojnë një feje apo se të gjithë ata do ta pranojnë Islamin. Njerëzit janë të lirë të vendosin për fenë që duan t’i takojnë. Mbase, është çështje e vullnetit të tyre nëse duan të besojnë, e nëse besojnë, kujt t’i besojnë. Në ajetin 84 të sures Al-i Imran, Kur’ani thotë se të krishterët dhe hebrenjtë janë ithtarë të Librit (Ehli-kitab). Po aty, Muhamedi a.s. urdhërohet tu thotë pasuesve të librit se myslimanët respektojnë atë që i ishte shpallur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, Musait, Isait dhe të gjithë pejgambereve tjerë, dhe se, myslimanët nuk guxojnë të bëjnë dallime mes pejgamberëve. Pra, që nga ditët e para të Shpalljes, Islami promovoi ko-ekzistencë mes njerzëve. Në vijën e kësaj, Muhamedi a.s. vuri në praktikë formën modus vivendi të bashkëjetesës mes myslimanëve, hebrenjve dhe të krishterëve. “Thuaj: “Ne i kemi besuar Allahut, edhe asaj që na u zbrit neve edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit dhe pasardhësve të tyre. Edhe asaj që i ishte dhënë Musait dhe Isait dhe asaj që ishte zbritur të gjithë pejgambereve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar”. (Al-i Imran, 84) Siç mësojmë nga rasti kur Muhamedi a.s. e dërgoi Muadh bin Xhebelin në Jemen për tua shpjeguar jemenasve Islamin, profeti i Allahut i kishte thënë emisarit të tij të ketë shumë kujdes me jemenasit, sepse, ata janë prej ehli kitabit dhe se kanë mjaftë njohuri mbi fenë monoteiste. Ai kishte lënë të nënkuptohet se dialogu me Pasuesit e Librit dallon nga dialogu me jobesimtarët. Ajo që kuptohet lehtë në ky rast është edhe nevoja e përgatitjes adekuate të emisarëve para se të shkojnë në detyrat e tyre. Pra, njohja e mentalitetit të shoqërisë ku shkon emisari, njohja e rrethanave historike e politike janë gjëra mase të nevojshme.

Sipas mësimeve që nxjerrim nga tradita e profetit të njerëzimit. hyrja në dialog vetëm sa për të dialoguar, pa njohuri paraprake të gjithë asaj që duhet dialoguar dhe të gjithëve atyre që marrin pjesë në dialog, është dialog i dështuar. Këtij rregulli i ishte përmbajtur Muhamedi a.s. para 15 shekujve, atëherë kur kishte filluar thirrjen e hebrenjve në Islam. Pra, mbi këtë bazë dhe me këtë metodë, Kur’ani e kishte nisur dialogun me hebrenjtë, të cilëve u qaset me butësi, ngrohtë dhe në mënyrë shumë specifike. Pikërisht për shkak të butësisë që përdori Kur’ani me hebrenjtë, teksa ua rikujtonte atyre të mirat që ua kishte dhënë Zoti, hebrenjtë, në fakt, nuk duhej t’i ishin kundërvë aq ashpër Muhamedit a.s. Ata duhej ta kishin kuptuar thirrjen e Kur’anit se ajo i ngjasonte Tevratit, ndërsa Muhamedi a.s. ishte vazhdimësia e profetëve para tij.

Të mos harrojmë. Kurani nuk është shpallur vetëm për myslimanët. Ky libër i drejtohet të gjithëve, pra edhe hebrenjve dhe të krishterëve. Siç thamë edhe më parë, Muhammed a.s. është vazhdimësia e profetëve para tij, sikur që edhe Kurani është në vijën e shpalljeve të mëparshme. Kur’ani, në esencën e vetë është e njëjta Shpallje që nga Ademi a.s. Ajo që mund ta dallojë Kur’anin nga Shpallja e mëparshme është vetëm të qenurit e tij modifikimi i fundit dhe më adekuati për nevojat e reja të njerëzimit. Ndryshueshmëria në zinxhirin e Shpalljes ka karakter vetëm të natyrës praktike, varësisht prej nivelit të zhvillimit shoqëror të njerëzimit, ndërsa në esencë, është e njëjtë dhe e pandryshueshme. Sipas kësaj, Shpallja përjetoi disa “botime” derisa arriti pjekurinë përfundimtare. Andaj themi se do të ishte e arsyeshme që hebrenjtë t’i përgjigjeshin thirrjes së Kur’anit. Ata nuk duhej t’i kishin mbyllë sytë përpara të vërtetës, nuk duhej të ishin mashtruar as për shkak të interesave të tyre të ngushta të kohës, e as të lajthiteshin nga prestigji për të cilin pretendonin se e kishin. Po ta pranonin Islamin, ata do ta kishin më lehtë t’i përballonin sfidat e jetës, sepse, tek e fundit, edhe gjendja fetare e tyre kishte nevojë për reforma. Feja tek ta ishte shndërruar në formalitet, masat e praktikonin fenë vetëm nëpër ceremoni, ndërsa prijësit e tyre (ahbarët) e përdornin vetëm fjalë të thatë, pa praktikë.

“Dhe besoni atë, që u shpalla (Kuranin), e që vërteton atë që e keni ju e mos u bëni mohues të parë të tij, dhe mos i ndërroni ajetet e Mia (Kuranin) karshi një vlerë të paktë, por vetëm Mua të ma keni dronë”. (el-Bekare, 43) “A po i urdhëroni (thirrni) njerëzit për punë të mira, e veten tuaj po e harroni? Ndërsa ju e keni librin (Tevratin). A nuk po mendoni?”. (el-Bekare, 44)

Kritika drejtuar hebrenjve duhet kuptuar si një tërheqje vërejtjeje ndaj tyre për shkak se ata tjetër thonin e tjetër vepronin (E te’murune-n-nase bi’l-birri…). Përditshmëritë e tyre binin ndesh dhe nuk përkonin me fjalët të cilat në emër të fesë i thonin. Qortimin e Zotit drejtuar hebrenjve të cilin e lexojmë në ajetin e 44 të sures el-Bekare, tërthorazi duhet lexuar edhe si qortim ndaj të gjithë neve. Zoti dënon ashpër njeriun i cili bënë dallime mes fjalës dhe veprës, mes teorisë dhe praktikës.

Sipas mësimeve të Kuranit, feja nuk është tërësi e fjalëve boshe, as formalizëm i bezdisshëm. Feja është vepër, është punë dhe praktikë. Këshillat që njerëzit i japin të tjerëve, vlejnë vetëm për aq sa ata janë shembull praktik për të tjerët. Vetëm për aq sa ato këshilla jetësohen në përditshmëritë tona. Nëse besimi në Zotin nuk reflekton në praktikën e përditshme të njeriut, në jetën e tij private dhe shoqërore, ai besim është i thatë dhe i gabueshëm. Edhe kur një teori shprehet bukur e stoliset me fjalë të mira, nëse është e zhveshur nga praktika, sipas mësimeve të Islamit, ajo nuk ka vlerë. Besimi i cili është vetëm formalizëm, i cili nuk shndërrohet në energji të brendshme për të na orientuar ka aktiviteti praktik, gjithashtu nuk e ka vlerën e besimit të duhur. Sipas kësaj, vepra është ajo që përbërën esencën e fesë, jo (vetëm) fjala.

Thotë Kur’ani: “Thuaju (o i dërguari i Zotit): “O ithtarë të Librit, ejani te një fjalë që është e njëjtë (e përbashkët dhe e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë tjetër pos Allahut, të mos i bëjmë Atij asnjë shok, të mos konsiderojmë njeri-tjetrin zota pos Allahut”. E në qoftë se ata refuzojnë, ju thuani: “Dëshmoni pra, se ne jemi myslimanë”. (Alu Imran, 64)

Nëse e lexojmë me vëmendje ajetin e lartshënuar, do të shohim se ky ajet ka implikime edhe praktike. Ajeti nuk bënë thirrje vetëm për besim. Nuk është vetëm përpjekje spekulative sa për të besuar. Ajeti në fjalë thërret për bashkëpunim të ndërsjellë dhe se nuk ka kurrfarë arsye që njerëzit të luftojnë mes vete në emër të fesë. Sepse, përderisa të gjithë njerëzit janë të njëjtë, kanë një Krijues, janë nga e njëjta materie, atëherë, barabarësia me tyre duhet të jetë promotori për bashkëpunim mes tyre, jo lufta. E, kur këto ajete u lexuan jashtë kontekstit kohorë dhe hapësinorë, atëherë, mesazhi i Kur’anit u deformua dhe nuk u kuptua ashtu siç duhej kuptuar.

Kështu dhe për fat të keq, Kur’ani jo gjithmonë u interpretua drejtë dhe jo gjithmonë ajeteve të tij u dha tretman i duhur. Nëse shikojmë në ajetin 62 të sures el-Bekare i cili thotë se: “Ata që besuan, hebrenjtë, të krishterët, sabejët që besuan Allahun dhe botën tjetër dhe bënë vepra të mira, ata e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Për ta nuk ka frikë as nuk kanë përse të pikëllohen”, do të shohim se ky ajet, nëpër kohë të ndryshme, përjetoi interpretime të gabueshme. Këto komentime të gabueshme ndikuan në ngushtimin e prizmit ndaj pikëpamjes tolerante të Kur’anit ndaj pjesëtarëve e feve tjera. Transmetohet nga Maliku se Ebu Bekri i kishte urdhëruar ushtarakët e tij të kenë shumë kujdes ndaj njerëzve dhe ndaj vendeve të tyre të shenjta, që të lihen ata njerëz të qetë, që ta kryejnë adhurimin e tyre pa u penguar. Ebu Bekri i kishte urdhëruar gjithashtu të kihet kujdes ndaj grave, pleqve dhe fëmijëve të atyre njerëzve. Njerëzit nuk duhet t vriten vetëm pse ata i takojnë një besimi tjetër. Çuditërisht, pati komentatorë të që thanë se ky ajet fletë për hebrenjtë, të krishterët dhe sabejët të cilët kishin jetuar para ardhjes së Islamit! Po të ishte kështu, atëherë, si do të bëhej dallimi mes besimtarëve të drejtë dhe grupeve tjera që përmenden në këtë ajet, kur dihet fakti se, edhe besimtarët e drejtë para ardhjes së Islamit ishin mushrikun apo jobesimtarë. Kjo formë e komentimit të Kur’anit është jashtë çdo logjike të shëndoshë. Pra, nëse i besohet këtij komentimi kështu i këtij ajeti, atëherë besimtarët e drejtë do të ishin në pozitë edhe më te keqe, sepse, para Islamit shumica e tyre ishin mushrikunë.

Të mos harrojmë. Ajeti në fjalë argumenton edhe në diçka shumë më gjerë se sa vetëm besimi në Zotin Një. Ajeti flet për shpërblimin e Zotit, atë të shpërndarjes së drejtë të drejtësisë së Zotit. Drejtësia e Zotit nuk lejon që shpërblimi i Allahut të jetë i përkufizuar mbi bazën e ndonjë përkatësie të ngjyrës së lëkurës, të gjuhës apo bindjeve të caktuara fetare. Kur është fjala tek drejtësia e Zotit në shpërblime, aty nuk luan rol të quajturit e dikujt mysliman, hebre apo i krishterë. Pra, shpërblimi i Zotit nuk ndahet pse dikush quhet kështu apo ashtu, por pse dikush punon për tu shpërblyer. Në lidhje me këtë ajet, Ibn Xherir et-Taberiu thotë se ajeti në fjalë flet posaçërisht për dialogun në mes myslimanëve, hebrenjve dhe të krishterëve.

Atëbotë, hebrenjtë thonin se ata ishin më të mirë se myslimanët, sepse, feja e tyre ishte më e vjetër se feja islame, se profeti i tyre ishte para Muhamedit a.s., dhe se ata ishin pasardhësit e Ibrahimit, së këndejmi, vetëm ata do të hyjnë në xhenet (ve len jedhul-el-xhennete illa men kane jehuda). Njëjtë kështu thonin edhe të krishterët. Muslimanët, nga ana e tyre, përgjigjeshin se pikërisht ata ishin më të mirët, sepse feja e tyre është e fundit, është më e përkryera, dhe se e kishin profetin e fundit i cili duhet të pasohet nga të gjithë njerëzit. Në këtë rast, Kur’ani ndrhynë duke thënë se gjërat nuk varen prej dëshirës së ehl-i-kitabit apo të muslimanëve. Sipas Kur’anit, puna është ajo që përcakton pozitën e njeriut karshi Zotit dhe karshi historisë. Me gjithë besimin e drejtë, kush punon mirë, shpërblehet, e kush bënë vepra të liga, dënohet. Pra, fjalët, si të vetme, të thata e boshe, nuk janë ato që shpërblehen, por shpërblehen veprat e mira. Veprat janë ato që përcaktojnë shpërblimin, jo fjalët. Në favor të kësaj flasin edhe disa ajete tjera të Kur’anit, si ai i 123 i sures en-Nisa, apo ai tjetri i 111 i sures el-Bekare.

Nga ana tjetër, është interpretim i gabueshëm i Kur’nit nëse thuhet se Islami ka qasje armiqësie ndaj hebrenjve. Kur’ani e ndalon urrejtjen, e ndalon ndasinë mbi bazën e racës, kombësisë apo ngjyrës së lëkurës. Në raport me drejtësinë e Allahut, të gjithë njerëzit e të gjitha feve janë të barabartë. Islami ndalon sidomos përdorimin e ajeteve të caktuara për të justifikuar veprimet armiqësore ndaj dikujt që nuk është arab apo nuk është mysliman. Hebrenjtë janë shembulli më i mirë për tolerancën që promovon Islami. Përderisa hebrenjtë jetuan në tokat islame, ata nuk patën probleme me myslimanët. Holokausti hebrenjve u ndodhi jashtë hapësirës gjeografike ky frymonte Islami. As vrasjet, as gjenocidet e as egzodi i tyre nuk u shkaktua nga myslimanët. Ata jetuan të qetë dhe të respektuar në tokat islame. Bashkëjetesa mes njerëzve është baza e pikëpamjes islame mbi njerëzit dhe mbi botën. Sipas Islamit, vlera si vlerë nuk është përcaktim formal i një partie, ideologjie, medh’hebi apo e ndonjë shkolle teologjike. Vlera përcaktohet dhe shpërblehet mbi bazën e veprës dhe qëllimit të asaj vepre.

Megjithatë, në disa vende Kur’ani i kritikon ashpër hebrenjtë dhe të tjerët.

“Jehudet dhe të krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre”. (el-Bekare, 120). Apo, “O ju që besuat! Mos i zini për miq as hebrenjtë e as të krishterët” (el-Maide, 51). Mbase, në një vend tjetër Kur’ani thotë se besimtarët nuk bënë as të shoqërohen me të krishterët, ndërsa për hebrenjtë thotë se janë armiq të përbetuar të myslimanëve.

Që në fillim duhet të nënvizojmë se këto ajete flasin për situata të caktuara. Ato nuk përfshijnë gjithë qëndrimin e Kur’anit ndaj tyre. Këtu fjala është për kohën kur konfliktet dhe konfrontimet mes myslimanëve dhe të tjerëve kanë marrë përmasa fizike të luftës së hapur. Pra, këto ajete kanë të bëjnë me kohën e luftës, me kohën kur përcaktohen rregulla specifike në situata të jashtëzakonshme. Lufta si gjendje e jashtëzakonshme, s’do mend se imponon edhe rregulla dhe ligje të jashtëzakonshme. Gjithashtu, kritikat e Kur’anit ndaj hebrenjve kanë të bëjnë sidomos me largimin e tyre nga rruga e Zotit, kanë të bëjnë me sjelljet e tyre ndaj profetëve dhe ndaj njerëzve që i kishin përreth. Ata talleshin me Muhamedin a.s. dhe me besimtarët e tij. Ata e mohuan Zotin dhe treguan mosmirënjohës ndaj dhuntive që u kishte dhënë Zoti. Shtrembëruan Tevratin dhe futën në te fjalë të hahamëve të tyre. Më vonë, ata erdhën edhe me një libër tjetër të cilin me vetëdije dhe me vullnetin e tyre e shenjtëruan. Telmudi, ky libër i shenjt të cilin e kanë në dorë, siç argumentojnë edhe ata vetë, është libër të cilin e shkruan prijësit e tyre fetarë përgjatë një pjese të caktuar të historisë. Dhe, meqë Kur’ani i ishte dërguar të gjithë njerëzve, me të drejtë i drejtohet edhe hebrenjve edhe me kritika. Përndryshe, Islami është kategorik kundër dhunës, ai respekton lirinë e besimit të njerëzve, besojnë apo nuk besojnë. Islami në asnjë mënyrë dhe në asnjë kohë nuk ua imponon njerëzve besimin e tyre. (Men shae fel-ju’min ve men shae fel-jekfur)

Ti kthehemi drejtpërdrejtë historisë së hebrenjve në Kur’an.

Kur’ani i urdhëron hebrenjtë nme faljen e namazit dhe dhënien e zeqatat jëjtë sikur edhe më vonë myslimanët. “Faleni namazin, jepeni zeqatën dhe faluni me ata që falen”. (el-Bekare, 43)

Duke ditur se realizimi e një vepre të mirë kërkon mund dhe ka sakrifica, si ndihmesë, Zoti e porositë njeriun për namaz dhe durim. Pra, teksa njeriu në namaz kthehet me tërë qenien kah Zoti dhe është shumë afër Tij, teksa merr mesazhin moral të namazit për marrjen e energjisë që buron aty, namazi (duhet të) shndërrohet dhe të shërbej si energji me ndihmën e së cilës ai më lehtë do t’i përballojë sfidat dhe vështirësitë e jetës së tij.

“Kërkoni ndihmë (për të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtetë, ajo është e madhe, por jo edhe për ata që kanë frikë Zotin”. “Të cilët janë të bindur se do të takojnë Zotin e vet dhe se ata do t’i kthehen Atij”. (el-Bekare, 45 – 46)

Nga ana tjetër, sabri (durimi) të cilin e përmend Kur’ani në ajetin e 45 të po të njëjtës sure, nuk duhet të kuptohet si durim pasiv. Sabri në kuptimin e mësimeve islame është qëndrueshmëri konsistente në luftën aktive kundër të keqes, është këmbëngulje në të dobishmen, në të virtytshmen dhe në vijën e krijimit të vlerave, pa marrë parasysh vështirësitë dhe sakrificat. Sipas Kur’anit, fuqia e shpirtit, morali i lartë dhe këmbëngulja për punë janë bazë e të gjitha fitoreve dhe sukseseve.

                                                                – vazhdon –

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com