Connect with us

BOTA

“Bora e zezë” mbulon qytetin në Kazakistan (Video)

Published

on

Qyteti Temirtau në Kazakistan është mbuluar i tëri me borë të zezë. Në vend se të binte zakonisht borë e bardhë që e duan fëmijët shumë për të luajtur, bora që kishte mbuluar qytetin më shumë ngjante me naftë.

Shumë banorë të brengosur për shëndetin e tyre, në rrjetet sociale i kanë bërë thirrje autoriteteve të hetojnë shkaqet që kanë quar në rënien e borës së zezë, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund të jetojmë kështu, po ngufatemi këtu”, ka shkruar një banorë i këtij qyteti.

Një ekip hulumtuesish i përbërë prej ekologëve të pavarur dhe ekspertëve shtetëror, janë duke punuar intensivisht në identifikimin e shkaqeve.

Termitau është qendra e industrisë metalurgjike në Kazakistan, dhe “shtëpia” e fabrikës më të madhe në vend për prodhimin e çelikut.

Shumë në Temiratu besojnë se bora e zezë është si rezultat i mbetjeve të kompleksit metalurgjik.

Qytetarët e revoltuar kanë filluar të mbledhin nënshkrimet për peticion që do t’ia dërgojnë Alia Nazabajeva, vajza e vogël e presidentit Nursultan Nazarbajev, që është kryetarja e organizatës ekologjike në Kazakistan. /Telegrafi/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com