Connect with us

LAJME

Deklarata e fortë e Lu-së: FBI gati të hetojë Saimir Tahirin

Published

on

Ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu ka deklaruar pas takimit me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutinin “se çështja e Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor, e në këtë pikë SHBA-të janë të gatshme të ofrojnë edhe prokurorë të FBI-së, për ta hetuar.”

Ambasadori Lu për “Fax News” është shprehur se ambasada vijon të ndjekë nga afër edhe çështje të tjera të rëndësishtme në vend, si ato Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës.

“Çështja e Z. Tahiri kërkon një hetim të plotë dhe proces të paanshëm ligjor. Ashtu si vetë Z. Tahiri dhe shumë udhëheqës të tjerë shqiptarë e kanë thënë, kjo çështje duhet zgjidhur në gjykatë, duke shqyrtuar të gjitha faktet. Bota, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, po e ndjek nga shumë afër këtë çështje dhe çështje të tjera sensitive, si ato të Emiljano Shullazit, Lul Berishës dhe tre gjykatësve të apelit në Durrës. Ne kemi ofruar mbështetjen e prokurorëve federalë amerikanë dhe agjenci të zbatimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara për t’i ofruar ndihmë teknike Prokurorisë në kryerjen e një hetimi të plotë, i cili ka për qëllim zbulimin e të vërtetës. Ne do donim të shihnim një hetim më aktiv nga prokurorët dhe policia gjyqësore, dhe e kemi përcjellë këtë mesazh. Në një demokraci të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.”, është shprehur Lu./troc.al/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com