Connect with us

BOTA

Dorëhiqet ambasadori amerikan në Panama: Nuk mund t’i shërbej Trumpit

Published

on

Ambasadori i SHBA në Panama është dorëhequr, sepse ka thënë se nuk është më në gjendje të shërbejë nën Presidentin Donald Trump.

John Feeley, një ish pilot i helikopterëve të Korpusit Detar, tha se ishte “një nder i detyruar” të japë dorëheqjen.

Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili mbikëqyr diplomatët amerikanë, mësoi për dorëheqjen e tij vetëm në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
“Si një oficer i ri i shërbimit të huaj, unë nënshkrova një betim për t’i shërbyer me besnikëri presidentit dhe administratës së tij në një mënyrë apolitike, edhe kur nuk mund të pajtohem me politika të caktuara”, tha Feeley në letrën e tij të dorëheqjes.

“Instruktorët e mi e bënë të qartë se nëse besoja se nuk mund ta bëja këtë, unë do të isha ‘i nderuar dhe i detyruar’ të jepja dorëheqjen.

Nënsekretari i shtetit Steve Goldstein konfirmoi se ishte në dijeni të largimit të planifikuar të zotit Feeley, përpara fjalimeve të dyshuara të presidentit të enjten.
Ai tha se ambasadori, një diplomat i karrierës që kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij duke punuar në çështjet e Amerikës Latine, po largohej për “arsye personale”.

Disa nga politikat e zotit Trump kanë shkaktuar trazirë në rajon, duke përfshirë së fundmi vendimin e tij për të hequr lejet e qëndrimit për mijëra imigrantë nga Salvadori, Haiti dhe Nikaragua që, jetojnë në SHBA pas fatkeqësive natyrore. Z. Feeley nuk është zyrtari i parë i Departamentit të Shtetit që të largohet nga posti i tyre./ Top Channel

BOTA

Aleksandar Vuçiq viziton Kosovën në fundjavë

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë ditën e shtunë dhe të diel, kanë bërë të ditur nga zyra e presidentit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq do të vizitojë Mitrovicën Veriore, Graçanicën si dhe fshatin Llapllasellë.

Ai do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë.

Continue Reading

BOTA

Vuçiq: Veseli nuk do të vijë në Nish, shqiptarët si turistë mund ta shohin këtë qytet të bukur

Published

on

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu ka kundërvënë deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ,i cili, dje, gjatë shënimit të përvjetorit të masakrës së Reçakut, kishte thënë se “në rast sulmit të Serbisë në Kosovë, shqiptarët do ta ndjekin atë deri në Nish”, transmeton Koha.net.

“Sundimtar i Kosovës është Kadri Veseli, e jo Thaçi e Haradinaj”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se Serbia e ka kuptuar mirë kërcënimin se shqiptarët do të vijnë deri në Nish.

Siç përcjell FoNet, ai ka thënë se e ka kuptuar mirë edhe heshtjen e atyre që duhet të reagojnë menjëherë ndaj kësaj dekalarate.

“Mund ta porosis Veselin se a nuk do të mund të vijë”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se shqiptarët mund të vijnë si turisë e ta shohin këtë qytet të bukur”.

Continue Reading

BOTA

Turqia dërgon mjete të blinduara në kufirin me Sirinë

Published

on

Automjete të blinduara për transportin e forcave të sigurisë dhe automjete ushtarake për pengimin e sinjaleve, të cilat Turqia i ka dërguar si përforcime të njësive në kufirin me Sirinë, kanë mbërritur në provincën Hatay në jug të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Automjetet ushtarake me kamionë të njësive të sigurisë turke u transportuan në Reyhanli.

Gazetari i AA-së mëson se si njësitë e kontrollit kufitar vëzhgojnë kufirin me njësi patrullimi dhe kamera termike.

Përveç kësaj, është vërejtur edhe tym nga disa vende në Nesreyieh, që i përket Afrinit, i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste PYD/PKK.

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com