Connect with us

BOTA

Dy fëmijë bien dëshmorë në protestat në Palestinë

Published

on

Dy fëmijë palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe tre persona të tjerë janë plagosur gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat e organizuara në Bregun Perëndimor të okupuar dhe kufirin e Gazës kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për ta njohur Kudsin si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, Eshref el-Kudra, njoftoi se palestinezi 16-vjeçar Emir Abdulhamid Ebu Musaid është qëlluar në gjoks për vdekje nga ana e ushtarëve izraelitë në kufirin lindor të Kampit të Refugjatëve El-Berixh.

Gjatë incidenteve të njëjta, tha Kudra, janë plagosur edhe tre palestinezë të tjerë, në mesin e të cilëve ka edhe prej tyre që janë në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, thuhet se një tjetër fëmijë palestinezë ka rënë dëshmorë gjatë ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në fshatin Irak Burin pranë qytetit Nablus në veri të Bregut Perëndimor.

Nasr Kajnu, djali i xhaxhait të dëshmorit 16-vjeçar Ali Amr Kajnu, për AA tha se kushëriri i tij është qëlluar nga ushtarët izraelitë në hyrje të fshatit Irak Burin.

Kajnu u shpreh se Aliu ka ndërruar jetë në një spital në Nablus, ku ishte hospitalizuar me automjet special.

Ndryshe, në Kudsin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza vazhdojnë të organizohen protesta që kur presidenti amerikan Donald Trump njohu Kudsin si kryeqytet i Izraelit. Gjatë protestave, ushtarët izraelitë ndërhyjnë duke përdorur plumba të vërtetë dhe të gomës dhe gaz lotsjellës.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com