Connect with us

TECH & AUTO

Facebook i jep goditjen e fortë bizneseve, këto janë ndryshimet e fundit

Published

on

Facebook-u po bën ndryshime të rëndësishme për kohështrirjen, duke vënë në plan të parë postimet e miqve.

Nëse deri dje u janë shfaqur shumë postime të faqeve të bizneseve, përshembull markat e veshjeve, tani do të shikoni shumë më shumë postime të miqve tuaj në Facebook dhe shumë më pak linke apo postime që promovohen nga faqet e bizneseve apo organizatave.

Megjithatë, postimet e bizneseve dhe faqeve të tjera që do të marrin shumë reagime nga publiku, do të ekspozohen ndër të parat që shfaqen sapo hap Facebook-un.

Kurse faqet dhe postimet që nuk marrin shumë like, komente, etj., nuk do të vihen në pah nga Facebook-u sipas Venture Beat.

“Ndërsa ne bëjmë këto ndryshime, faqet mund të shikojnë se postimet do t’i shikojnë më pak njerëz dhe do të ketë rënie të trafikut.”

Sipas Mark Zukerberg, këto janë ndryshime të nevojshme për të krijuar një kohështrirje më interesante për syrin e atij që rri në Facebook. Ai argumentoi se, duke nxjerrë në pah postimet e bizneseve, Facebook-u “është larguar nga qëllimi më i rëndësishëm: të na ndihmojë të lidhemi me njëri-tjetrin”.

TECH & AUTO

SHBA-ja bllokon kompanitë kineze të telekomunikimit

Published

on

Kongresi amerikan i ka kërkuar kompanisë së njohur ‘AT&T’, e dyta për shërbimin wireless që të ndërpresë të lidhjet tregtare me prodhuesin kinez të telefonave ‘Huwei Technologies Co. LTD’ dhe t’u kundërvihet planeve nga operatori kinez ‘China Mobile LTD’ për të hyrë në tregun amerikan për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë.

Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, kërcënimi është bërë i qartë teksa Kongresi dhe Administrata SHBA-ve ka paralajmëruar se kompanitë që mbajnë marrëdhënie me këto dy subjekte kineze do të humbasin mundësitë për të punuar me qeverinë. Kërkesa bërë ndaj ‘AT&T’-së lidhet me bashkëpunimin e saj me ‘Huawei’ për standardet e rrjetit të ardhshëm 5G. Asnjë prej palëve nuk është prononcuar për këto çështje, por kompania kineze ‘Huawei’ ka bërë të ditur se furnizon me pajisje 45 prej 50 kompani kryesore që ofrojnë shërbime wireless.

“Vala tjetër e komunikimit wireless ka ndikime të mëdha ekonomike të sigurisë dhe të sigurisë kombëtare. Pjesëmarrja e Kinës në vendosjen e standardeve dhe shitjen e pajisjeve ngre shumë pikëpyetje të sigurisë kombëtare që kërkojnë vëmendje të rreptë dhe të shpejtë”, tha Michael Wessel, anëtar i Komisionit Amerikan të Shqyrtimit Ekonomik dhe të Sigurisë.

Raportohet se ligjvënësit amerikanë nuk duan që të licencojnë ‘China Mobile’ të operojë në SHBA dhe kjo duket te fakti se aplikimi është paraqitur që në vitin 2011. Në vitin 2012, ‘Huawei’ dhe ‘ZTE Corp.’ u hetuan nga SHBA-të për të vlerësuar nëse pajisjet e ofruara prej tyre mundësonin aktivitet spiunazhi ndaj infrastrukturës së SHBA-ve. /Telegrafi/

Continue Reading

TECH & AUTO

‘Project Linda’, kompjuteri që punon me telefon të mençur

Published

on

Në panairin e teknologjisë ‘CES 2018’, që u mbajt në Las Vegas të SHBA-vë, kompania ‘Razer’ që është e specializuar në pajisje dhe pjesë për videolojëra prezantoi ‘Project Linda’, një kompjuter që ngjan me një telefon të mençur, shkruan Telegrafi.

Vitin e kaluar, kompania prezantoi ‘Project Valerie’, një laptop me tre ekrane dhe rezolucion 4K, ndërsa ‘Project Linda’ është një telefon i mençur i cili mund të përdoret sit ë ishte një kompjuter, me një ekran prej 13 inç, tastierë QËERTY, kujtesë prej 200 GB, por nuk ka procesor, mungon RAM dhe nuk ka altoparlantë. Mirëpo, ta cilësosh si një laptop është e tepërt edhe pse dimensionet e bëjnë të mendosh se është një i tillë.

‘Project Linda’ ka sistem operativ ‘Android’ dhe ju mund të përdorni aplikacionet që gjenden në ‘Google Play Store’. Ju këtë mund ta përdorni si një touchpad, por edhe për funksione dytësore të aplikacioneve që i përdorni. Këto karakteristika e bëjnë mjaft interesant sa u përket videolojërave. /Telegrafi/

Continue Reading

TECH & AUTO

VW Jetta e re, e gatshme të marrë Amerikën (Foto)

Published

on

Volkswagen prezantoi në panairin e automobilave në Detroit gjeneratën e shtatë të Jetta.

Që nga fillimi i prodhimit në vitin 1980 janë shitur rreth 17,5 milionë njësi në gjithë botën, prej tyre 3,2 milionë në SHBA.

Jetta e re enterierin e brendshëm e ka huazuar nga modeli   mini SUV-a T-Roc.

Është e ndërtuar në platformën MQB sikurse VW Golf 7 dhe Tiguan, Shkoda Kodiaq dhe Seat Arona.

Ka motor 1.4 litra TSI turbo-benzinë me 150 kuaj fuqi.

Jetta e re do të dalë në shitje prej vitit 2019.

Çmimi dhe detajet teknike do të bëhen më vonë të ditura.

Jetta do të prodhohet në Meksikë dhe është e dedikuar për tregun e SHBA-së. /kp/

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com