Connect with us

SPORT

FIFA: VAR do të përdoret edhe në Kupën e Botës në Rusi

Published

on

FIFA ka vendosur që Video Asistent Referee, i njohur si VAR do të përdoret në Kupën e Botës Rusia 2018.

VAR për herë të parë do të përdoret në Kupën e Botës, që do të zhvillohet në qershor të këtij viti në Rusi.

Trupa e kësaj organizate do ta diskutojë këtë me 22 janar në Zyrih dhe pozicioni i presidentit Gianni Infantino dhe FIFA-s është i qartë: “ne duam ta përdorim VAR-in”.

Ky sistem është përdorur tashmë në organizimet e FIFA-s, në Kupën e Botës U-20, Kupën e Konfederatave dhe Kupën e Botës për Klube.

“Ne kemi luajtur pothuajse 100 ndeshje me VAR dhe testi ka qenë më i mirë se sa e kemi pritur”, tha Drejtori i IFAB, David Ellery.

VAR tashmë është duke u përdorur në Bundesliga, Serie A dhe në kupat e Francës dhe Anglisë

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com