Connect with us

LAJME

I riu përlotet ‘live’: Jam paragjykuar gjithë jetën, dua veç të punoj

Published

on

Roland Stafaj është 35 vjeç dhe vjen nga fshati Kurdari i Burrelit. I riu është bërë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’ në “News24” ai rrëfen peripecitë që nga fëmijëria, më pas tek shkolla dhe universiteti, e deri tek shpresa për të gjetur një vend pune. Stafaj tregon se në moshën foshnjore një temperaturë e lartë bëri që ai të pësojë paraliza cerebrale spastike që përparoje në formën e lëvizjeve dhe deformimeve të kufizuara për shkak të ngurtësimit të muskujve në krahë dhe këmbë.

Rolandi zhvillimin mendor e kishte normal dhe nuk shfaqi kurrë probleme në jetën e tij, ndërsa zhvillimi fizik ishte më i vonuar. Teksa përlotet, 35-vjeçari na tregon se hapat e parë i ka hedhur në moshën 7-vjecare dhe klasën e pare e ka nisur kur mbushi plot 10 vjeç.

Ka qenë një nxënës shembullor dhe sëmundja nuk e pengoje të ndiqte dhe studimet e larta në Shkodër për degën Gjuhë-Letërsi. Studenti i asaj kohë është përballur me shumë paragjykime nga bashkëmoshatarët e tij, por kjo e bëri më të forte dhe i dha shtysë të mbaronte edhe masterin profesional për mësues.
Ai I kreu studimet në 2011 dhe për një vit bëri praktikën mësimore në shkollën e fshatit ku u dashurua më shumë me profesionin e mësuesit, por mundësinë për të punuar nuk ia dhanë. Rolandi e ka dhënë 5 herë provimin për të fituar vendin e punës dhe ka dal shkëlqyeshëm, por sërish nuk i është dhënë e drejta të punojë duke i kërkuar tashmë licencën e mësimdhënies. Ka trokitur në derën tonë për të realizuar ëndrrën e tij, të bëhet mësues i fshatit ku jeton e do gjuhën shqipe dhe do të përçojë dije tek brezat e rinj.

“Kam kaluar shumë vështirësi. Jam ngritur në këmbë në moshën 7-vjeçare. Torutroja veten, pse nuk isha si gjithë të tjerët. Gjithmonë më kanë paragjykuar. Por unë kam vlerësuar veten. Sot nuk paragjykohem shumë, por më shumë në moshë të vogël. Vazhdova shkollën, dhe sot jam pa punë. Kam kërkuar por askush s’më ka ofruar një punë si mësues. Shpresoj të më gjejnë një vend pune, kam punuar shumë për të arritur deri këtu.”, tha Roland Stafaj, shkruan ‘BalkanWeb’.

BOTA

Aleksandar Vuçiq viziton Kosovën në fundjavë

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë ditën e shtunë dhe të diel, kanë bërë të ditur nga zyra e presidentit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq do të vizitojë Mitrovicën Veriore, Graçanicën si dhe fshatin Llapllasellë.

Ai do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë.

Continue Reading

LAJME

Shokon Myftaraj: Erdoganit do t’i ikë koka nëse vjen në Tiranë

Published

on

Njëri ndër analistët më kontraverz në Shqipëri i cili shpesh herë shfaq edhe urrejtje të hapur ndaj komunitetit musliman, Kastriot Myftaraj ka bërë një deklaratë të rëndë në studion e “360 Gradë”, duke deklaruar se Presidentit turk Erdogan do t’i “ikë koka”nëse vjen në Tiranë për shkak se ka inauguruar vendosjen e gurthemelit të xhamisë së Namazgjasë.

Teologu Ermir Gjinishi thotë se nuk jemi në Mesjetë dhe se nacionalizmi nuk bëhet duke sulmuar gjithë botën, transmeton OraNews.

Pjesë nga deklaratat:

Myftaraj: Ai Erdogani yt të vijë këtu dhe do t’i ikë koka në mes të Tiranës. Do të bëj unë thirrje publike sepse ka shkelur laicizmin.

Gjinishi: Do të bësh të njëjtën thirrje për Sali Berishën? Sepse ai e ka vënë i pari gurin e parë te Xhamia e Namazgjasë.

Mos e bë kaq tragjike. Do vrasim Erdoganin. Nuk jemi në Mesjetë. Nuk është Turqia e sotme, Turqia e Mesjetës, nuk është Italia e sotme Italia e 39-s. Italia na ka mbajtur me bukë. Nuk e krijon dot nacionalizmin shqiptar duke sulmuar gjithë botën.

Continue Reading

KOSOVË

Vulin: Nëse Prishtina nuk është në gjendje të gjejë vrasësit, ne do i gjejmë

Published

on

Vulin gjatë ditës së sotme ishte pyetur nga gazetarët se në çfarë gjendje të sigurisë është vendkalimi administrativ mes Serbisë e Kosovës.

Ai deklaroi se situata mes dy vendeve është e qetë dhe nën kontroll. Sipas tij shteti serb do i kryejë të gjitha detyrat e veta në vendkalimin administrativ mes Serbisë dhe Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ai po ashtu theksoi se janë të përgatitur plotësisht për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit të tyre dhe sigurinë e çdo qytetari.

Ndërkaq, sa i përket gjetjet së vrasësve, Vulin tha se nëse Prishtina nuk mund ta bëjë këtë, Serbia do i gjejë.

“Përfaqësuesit e Prishtinës dhe komuniteti ndërkombëtar kanë gjithçka nga regjistrimet në dëshmi dhe ne po kërkojmë që ajo të na vihet në dispozicion. Nëse ata nuk janë në gjendje të gjejnë vrasësit, ne do ta bëjmë atë vetë ose së bashku me ta”, tha Vulin.

Siç tha ai, është e nevojshme të zbulohet jo vetëm vrasësi apo vrasësi por edhe urdhëruesit./Indeksonline/

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com