Connect with us

MAGAZINA

I riu që vuan nga varshmëria e çuditshme, çdo i 13-i shqiptarë është i prekur nga kjo sëmundje! (Video)

Published

on

”Çdo i trembëdhjeti shqiptarë vuan nga mungesa e bukës, edhe atë për shkak të varshmërisë së çuditshme, gjegjësisht hedhjes së parave nëpër ahengje”. Kështu ka filluar historia e komedianit shqiptar nga Tetova, Faton Islami, shkruan Fol.

Fatoni apo ndryshe ‘Phatooni’, këtë herë ka lansuar një video-humori të zi, duke ironizuar një ves të shqiptarëve, edhe atë hedhjen e parave nëpër ahengje të ndryshme festive, madje jo vetëm thjesht një ves, por duke krijuar varshmëri nga hedhja e parave, ‘o pate o nuk pate’. Shqiptari që karakterizohet me këtë ves, ai madje duhet edhe borxh të kërkojë, sepse hedhjen e parave ai e përdorë çdo çast, edhe në pagesa ditore, madje edhe buk kur blen, e demonstron gëzimin duke hedhur para.

‘Phatooni’ është ndër komedianët e rinj të parë shqiptar, që përveç të qeshurave që përjetojmë duke e shikuar, ai përpiqet edhe të kritikojë një realitet të devijuar shoqëror. Ai bën thirrje që pasi ta shikoni videon, të ndiqni shembullin e kundërt të kësaj ngjarjeje. Ndiqeni videon në vijm. /Fol.mk- Emir Hamzai/

SHËNDETËSI

Kombinimi i këtyre ushqimeve nxit tretjen për 15 minuta

Published

on

Në kohën e festave tryezat janë përplot ëmbëlsira me të cilat kënaqemi, mirëpo trakti ynë digjestiv, të cilit i nevojiten fibra, këtë nuk e përballon edhe aq mirë.

Zgjidhja është kjo…

Uji i vakët dhe limoni

Në një gotë me ujë të vakët shtrydhni një limon të plotë dhe e pini. Këtë pije mund ta konsumoni edhe për preventivë në mënyrë që të pengoni problemet e tretjes, transmeton Telegrafi.

Vaj ulliri dhe limon

Gëlltitni një lugë vaj ulliri, të cilin, sipas dëshirës mund ta holloni me lëng natyral të limonit. Këtë ilaç shtëpiak për nxitje të tretjes më mirë është të pini në mëngjes ose disa orë pas ngrënës.

Soda e bikarbonatit dhe uji i vakët

Në një gotë me ujë qitni gjysmë luge të vogël sodë bikarbonati dhe përzieni. Ky kombinim tashmë shumë gjeneratave u është i njohur si aleat i tretjes së dobët.

Është me rëndësi të themi që duhet të përdoret vetëm sodë bikarbonati farmaceutike pa alumin, të cilën mund ta blini në barnatore apo në dyqanet e ushqimit të shëndetshëm. /Telegrafi/

Continue Reading

SHËNDETËSI

Pesë teknika për përmirësim të memories

Published

on

Edhe çka tjetër është dashur të blej? Ku e kam parkuar automobilin? A e kam fikur shporetin? Këta janë vetëm disa shembuj të pyetjeve të cilat me siguri shumica e njerëzve ia bëjnë vetes.

Edhe pse nuk ka nevojë të ruani informata të panevojshme, nuk është mirë as të jeni harrestar.

Disa teknika të mbajtjes mend datojnë me shekuj mbrapa, ndërsa janë të aplikueshme dhe të dobishme edhe në kohën e sotme.

Metoda loci

Bazohet në përdorimin e formave ose skemave të njohura (fjala “loci” do të thotë lokacioni), për t’u mbajtur mend lista e fjalëve. Mënyra më e lehtë është që për këto qëllime të përdorni shtëpinë tuaj. Për shembull, nëse “qeni” është fjala e parë në listë, duhet të imagjinoni qenin i cili vrapon në shtegun para shtëpisë. Nëse fjala tjetër është “lule”, paramendoni që hyni në shtëpinë që ka një lule të madhe në shtegun për ecje.

Sistemi i gozhdëve

Kjo metodë nënkupton lidhjen (nguljen me çekan) e numrave ose shkronjave me një subjekt të veçantë. Kur tentoni të mbani mend listën, lidheni çdo subjekt me “gozhdën” që e keni paramenduar më herët. Ideja është ta përdorni disa herë këtë listë, para se vazhdimisht të krijoni të re kur duhet të mbani mend diçka.

Teknika e zbërthimit apo ndarjes

Ndoshta jo aq e vjetër sa të tjerat, kjo teknikë është më e thjeshta për t’u shpjeguar. Aplikohet me ndarjen e grupeve të mëdha të informatave në pjesë më të vogla, me çka lehtësohet mbajtja mend e të dhënave, si dhe ruajtja e tyre në memorien afatgjate.

Metoda e Pitagorës

Para se të shkonte për të fjetur Pitagora çdo natë ka rikujtuar ngjarjet dhe detajet që i kanë ndodhur atë ditë. Me kalimin e kohës ka kapërcyer darkën dhe ka rikujtuar më shumë se një ditë, duke demonstruar aftësinë për të mbajtur mend informatat dhe detajet shumë gjatë pasi që kanë ndodhur.

Metoda e gematrisë

Paraqet sistemin e vjetër të hebrenjve duke i caktuar shkronjat e numrave me qëllimin për t’i mbajtur mend. Në gematri, shkronja e parë e alfabetit hebraik ka numrin 1, shkronja e dytë numrin 2, etj. Në shembull tjetër, numrat dhe shkronjat mund të “çiftëzohen” duke u bazuar në ngjashmërinë e formës. /Telegrafi/

Continue Reading

SHËNDETËSI

Kur është koha e përkryer për kafe

Published

on

Për shumicën e njerëzve, rituali i pirjes së kafesë është gjëja e parë që e bëjnë pasi të zgjohen në mëngjes. Por, a është kjo koha më mirë për të konsumuar kafenë?

Kur bëhet fjalë për kafenë, zonë biologjike së cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje është niveli i kortizolit – hormon ky të cilin e lidhim me stresin dhe me shpejtësinë e reagimeve tona mendore dhe perceptive, transmeton Telegrafi.

“Më shumë kortizol në trupin tonë do të thotë që ju jeni për nga natyra më vigjilent dhe më të fokusuar”, sqaron Steven Miller në llogarinë zyrtare të Shoqatës për Neuroshkencë (Neuroscience DC) në Twitter.

“Sa më vigjilent dhe më të fokusuar që jeni, kafeja do të jetë më pak efektive. Pra, nëse kemi pirë kafe në një kohë kur vigjilenca jonë është në kulmin e saj, efektin e zgjimit të cilin e ka kafeja nuk do të mund ta shfrytëzojmë. Prandaj, kafe në tonë duhet ta konsumoj më në kohën kur niveli i kortizolit në trupin tonë është më i vogël”, thotë Miller.

Edhe pse kortizoli arrin nivelin më të lartë në mes të orës 8 dhe 9, niveli i tij rritet edhe disa herë gjatë ditës: në mes të orës 12 dhe 13 dhe 17:30 dhe 18:30. Por në qoftë se e preferoni kafenë tuaj në mëngjes, ajo do të jetë më efektive nëse e konsumoni në mes të orës 9:30 dhe 11 :30, kur nivelet e kortizolit bien në nivelin më të ulët para se të ngrihen përsëri.

Sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe, koha e përkryer për një kafe është 14:16, por ky vlerësim nuk është i bazuar në matjet e niveleve të kortizolit, por në studimin se në ç’kohë punonjësit ndihen më të lodhur.

Nëse vërtet dëshironi t’i përjetoni përfitimet maksimale të kënaqësisë nga pirja e kafesë, shkencëtarët rekomandojnë një gjumë të shkurtër 15 minutash menjëherë pas pirjes së disa filxhanëve me kafe.

Është dëshmuar eksperimentalisht se kombinimi i kafesë e cila e pastron trupin nga adenozina – kimikat ky që na bën të përgjumur, dhe një gjumi të tillë të shkurtër, i mundëson shkallën më të lartë të vigjilencës nëpër periudhën më të gjatë të kohës.

Kjo metodë është një shembull i efektit paradoksal të shumë substancave në trupin tonë. /Telegrafi/

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com