Connect with us

SPORT

Interi dhe Atletico, negociata për shkëmbim të lojtarëve

Published

on

Mediat në Itali dhe Spanjë raportojnë se Atletico Madridi dhe Interi po konsiderojnë një marrëveshje shkëmbimi mes fantazistit Joao Mario dhe mesfushorit Nicolas Gaitan.

Nerazzurët janë në kërkim të emrave të rinj në skuadër, pasi kanë pasur rënie të formës në ndeshjen e fundit, ku e gjitha erdhi si shkak i alternativave të pakta në skuadër. Trajneri Luciano Spalletti ka kërkuar nga drejtuesit së paku tri përforcime në skuadër apo në çdo repart nga një emër të ri.

Deri më tani shumë emra janë përmendur si transferime të mundshme të Interit, ndërsa i fundit në listë është argjentinasi i Atleticos, Gaitan, i cili mendohet të përfshihet në një marrëveshje me portugezin Mario. Sipas Diario AS dhe Sky Sport Italia raportojnë se të dy lojtarët – të cilët zgjedhje të dyta në klubet e tyre të tanishme – janë të etur të lëvizin në kahe të kundërta dhe negociatat thuhet se kanë filluar.

Gjigantët milanezë thuhet se kanë ofruar mesfushorin portugez te klubi Los Rojiblancos, të cilët nga ana tjetër kanë sugjeruar që Gaitan, 29 vjeç, të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje shkëmbimi.

Mario dhe Gaitan thuhet se nuk e përjashtojnë një transferim, pasi duan të kenë më shumë ndeshje dhe minuta të luajtura për të mos e humbur vendin e tyre te Kombëtaret për tu thirrur në Kampionatin Botëror. Southamptoni janë një nga klubet angleze që thuhet se janë të interesuar për argjentinasin e Atleticos, i cili u nënshkrua nga Benfica në verën e vitit 2016 për një shifër rreth 30 milionë euro.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com