Connect with us

LAJME

Italia i jep tjetër goditje kompanive call center në Shqipëri

Published

on

Kompanitë e call center në Shqipëri po kalojnë një situatë të vështirë, teksa presioni nga qeveria italiane sa vjen e shtohet. Në dhjetor 2017, një tjetër ligj i kaluar me buxhetin italian detyron që të bëhen të identifikueshme telefonatat që arrijnë nga call center. Kjo është një masë kundër telemarketingut agresiv, e cila u bë ligj, shkruajnë mediat italiane. Ligji italian detyron brenda tre muajsh vendosjen e një prefiksi për telefonatat komerciale, duke i dhënë një goditje telemarketingut. Ligji synon që të mbrojë miliona italianë nga bezdisja e call center, pasi ai është kundër telemarketingut agresiv: kush nuk do të marrë oferta të padëshiruara mjafton të regjistrohet që të mos i marrë ma ato. Kjo do të sjellë më pak klientë potencialë të arritshëm dhe më pak punë për kompanitë call center. “Në këtë mënyrë do të ketë më pak mashtrime dhe do të mund të dallohen call center serioze nga ato bandite, ato që bëjnë kontrata serioze dhe ato që shfrytëzojnë njerëzit », ka pohuar deputeti italian Michele Mognato, gjatë referimit të ligjit në senatin italian.

Ndonëse ligji është kundër call center dhe thirrjeve dalëse (outbound) në përgjithësi, operatorët shqiptarë të tregut pohojnë se kjo lëvizje do ta vështirësojë akoma më shumë punën edhe për kompanitë që veprojnë në Shqipëri në aktivitetin e call center, ku klientët kryesorë janë sipërmarrjet italiane (operatorët shqiptarë marrin në telefon klientë potencialë, për llogari të kompanive të ndryshme italiane, që t’i bindin ata për produkte apo shërbime të caktuara). Operatorët e tregut pohojnë se pothuajse gjysma e shërbimeve të call center në Shqipëri është në telemarketing.

Kjo është goditja e radhës, pasi në prill të vitit të kaluar hyri në fuqi ligji i ri i delokalizimit në Itali, i miratuar nga qeveria italiane në dhjetor 2016, që forcoi masat ndaj fenomenit ‘dumping’ në sektorin e call center, që kanë sjellë krizë në punësim dhe një rënie të vazhdueshme të marzhit të fitimit në Itali, ku një pjesë e madhe e vendeve të punës është transferuar në Shqipëri për shkak të avantazhit të kostos së fuqisë punëtore dhe njohjes së gjuhës italiane. Ligji vendosi sanksione deri në 150 mijë euro për shkelje si mosdeklarimi i origjinës nga bëhet telefonata, mosruajtjen e të dhënave, mosnjoftimi i delokalizimit, mosdeklarimi i numrit të punonjësve, transferimin e punonjësve etj. Kjo bëri që shumë kompani italiane të frenoheshin për të sjellë punë te partnerët shqiptarë, duke vijuar vetë me kontratat ekzistuese dhe duke mos lidhur të reja.

Viti 2017 ka qenë i vështirë për këtë sektor. INSTAT ka raportuar në deklarimet për prodhimin e brendshëm bruto se aktiviteti i call center ka qenë në rënie. Kompanitë e vogla kanë filluar tashmë të mbyllen. “Monitor” ka identifikuar në regjistrin e subjekteve pasive të tatimeve më shumë se 30 call center që janë mbyllur në 2017-n. http://www.monitor.al/nis-kriza-mbyllen-30-call-center-te-vogla/ Mbyllja e tyre ka vijuar dhe në ditët e para të 2018-s.

Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Pas goditjes nga qeveria italiane, shumë kompani call center po diversifikojnë aktivitetin e tyre, duke u kthyer në ndërmjetës financiarë, çka do t’u japë mundësinë atyre të ndërmjetësojnë për investimin e parave në aktivitete me risk si veprimet me kurset e këmbimit apo të ashtuquajturat Binary option’ (Një opsion binar është një opsion financiar ku pagesa është ose një sasi e caktuar monetare ose asgjë).

Shumë kompani call center tashmë kanë parësor aktivitetin në Forex, ku operatorët marrin në telefon qytetarët italianë dhe të huaj të tjerë dhe përpiqen t’i bindin të investojnë në platforma online tregtimi apo në aktivitetet e kursit të këmbimit. Një pjesë e kompanive të vogla të mbyllura i kanë transferuar punonjësit në sipërmarrje të tilla. Subjektet që ofrojnë forex nuk janë të licencuara për këtë shërbim, me përjashtim të tre prej tyre që janë licencuar nga AMF, ndërsa mbi 50 të tilla e ushtrojnë këtë aktivitet ilegalisht, sipas operatorëve të tregut./Monitor

BOTA

Aleksandar Vuçiq viziton Kosovën në fundjavë

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë ditën e shtunë dhe të diel, kanë bërë të ditur nga zyra e presidentit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq do të vizitojë Mitrovicën Veriore, Graçanicën si dhe fshatin Llapllasellë.

Ai do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë.

Continue Reading

LAJME

Shokon Myftaraj: Erdoganit do t’i ikë koka nëse vjen në Tiranë

Published

on

Njëri ndër analistët më kontraverz në Shqipëri i cili shpesh herë shfaq edhe urrejtje të hapur ndaj komunitetit musliman, Kastriot Myftaraj ka bërë një deklaratë të rëndë në studion e “360 Gradë”, duke deklaruar se Presidentit turk Erdogan do t’i “ikë koka”nëse vjen në Tiranë për shkak se ka inauguruar vendosjen e gurthemelit të xhamisë së Namazgjasë.

Teologu Ermir Gjinishi thotë se nuk jemi në Mesjetë dhe se nacionalizmi nuk bëhet duke sulmuar gjithë botën, transmeton OraNews.

Pjesë nga deklaratat:

Myftaraj: Ai Erdogani yt të vijë këtu dhe do t’i ikë koka në mes të Tiranës. Do të bëj unë thirrje publike sepse ka shkelur laicizmin.

Gjinishi: Do të bësh të njëjtën thirrje për Sali Berishën? Sepse ai e ka vënë i pari gurin e parë te Xhamia e Namazgjasë.

Mos e bë kaq tragjike. Do vrasim Erdoganin. Nuk jemi në Mesjetë. Nuk është Turqia e sotme, Turqia e Mesjetës, nuk është Italia e sotme Italia e 39-s. Italia na ka mbajtur me bukë. Nuk e krijon dot nacionalizmin shqiptar duke sulmuar gjithë botën.

Continue Reading

KOSOVË

Vulin: Nëse Prishtina nuk është në gjendje të gjejë vrasësit, ne do i gjejmë

Published

on

Vulin gjatë ditës së sotme ishte pyetur nga gazetarët se në çfarë gjendje të sigurisë është vendkalimi administrativ mes Serbisë e Kosovës.

Ai deklaroi se situata mes dy vendeve është e qetë dhe nën kontroll. Sipas tij shteti serb do i kryejë të gjitha detyrat e veta në vendkalimin administrativ mes Serbisë dhe Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ai po ashtu theksoi se janë të përgatitur plotësisht për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit të tyre dhe sigurinë e çdo qytetari.

Ndërkaq, sa i përket gjetjet së vrasësve, Vulin tha se nëse Prishtina nuk mund ta bëjë këtë, Serbia do i gjejë.

“Përfaqësuesit e Prishtinës dhe komuniteti ndërkombëtar kanë gjithçka nga regjistrimet në dëshmi dhe ne po kërkojmë që ajo të na vihet në dispozicion. Nëse ata nuk janë në gjendje të gjejnë vrasësit, ne do ta bëjmë atë vetë ose së bashku me ta”, tha Vulin.

Siç tha ai, është e nevojshme të zbulohet jo vetëm vrasësi apo vrasësi por edhe urdhëruesit./Indeksonline/

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com