Connect with us

FUN

Japonezët sfiduan temperaturat e ulëta, lahen me ujë të ftohtë (Video)

Published

on

Shumë besimtarë të fesë Shinto, sfiduan temperaturat e ulëta, për t’u bërë pjesë të festivalit që u zhvillua në Tokio të Japonisë.

Pjesëmarrësit që kishin vetëm brekë, kryen disa rituale vallëzimi, ndërsa më pas hodhën vetës ujë të ftohtë, transmeton Telegrafi.

https://youtu.be/lncavLckLog

Festivali i përvitshëm që zgjatë dy ditë, zhvillohet në nderim të Daikoku, që konsiderohet si prijësi drejt të ardhmes.

Deri më tani, nuk lejohej pjesëmarrja nën moshën 20-vjeçare, ndërsa tani është larguar kjo ndalesë.

Gjatë këtij muaji, temperaturat në kryeqytetin japonez bien nën zero dhe këtë më së miri e tregojnë trupat e këtyre besimtarëve.

Me anë të kësaj ceremonie të quajtur Kanda Myojin, ata besojnë se iu pastrohet shpirti dhe iu sjellë begati.

FUN

Përleshje në mes 20 personave për një iPhone të humbur – telefoni gjendet në katin më lartë të qendrës tregtare (Video)

Published

on

Ky është momenti tronditës i një përleshje masive që shpërtheu në një qendër tregtare në Kaliforni.

Dhe e gjithë kjo përleshje prej rreth 20 personave, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndodhi pas një iPhone të humbur.

Siç thuhet më tej, përleshja shpërtheu pasi një vajzë që kishte humbur telefonin e saj iu afrua një grupi për të parë nëse ata e kishin parë.

Kjo ka bërë që ngjarja të kalojë në kaos, me video që tregon dy grupe të mëdha njerëzish që shkëmbyen goditje dhe bërtisnin në drejtim të njëri-tjetrit.

Punonjësit e policisë së Newarkit, SHBA, duhej të thërrisnin oficerë nga Departamenti i Policisë Fremont për ndihmë për shkak të madhësisë së grindjeve.

Në fund doli se telefoni ishte i humbur dhe u gjet një kat më lartë nga ku kishte ndodhur përleshja. /Telegrafi/

Continue Reading

FUN

I bëri një fotografi peizazhit, më vonë e kuptoi se kishte fotografuar edhe një person duke kërcyer (Foto)

Published

on

Gavin Best po shëtiste në zonën periferike të Belfastit të Irlandës, kur bëri një fotografi peizazhit, pa ditur se në kuadër ka zënë edhe një njeri që kërcente mbi shkëmb.

Kur shkoi në shtëpi dhe po e shikonte në detaje, 43-vjeçari mbeti i mahnitur kur kuptoi se kishte pasur dikë përballë me krahë të hapur, transmeton Telegrafi.

Fotografia e peizazhit

“Për një fotografi të mirë, duhet gjetur këndi i duhur dhe kombinimi me dritën. Por, unë që jam amator dhe nuk di, gjërat ndodhët vetvetiu”, ka thënë Best.

Njeriu mbi shkëmb

Shkrepja e rastësishme, ka bërë që fotografia të shpërndahet shpejtë në rrjete sociale, përmes së cilës po sfidohen miqtë, që të gjejnë edhe një element shtesë në këtë hapësirë. /Telegrafi/

Continue Reading

FUN

Përpjekjet qesharaket të babait me të birin, teksa mundohen ta kapin një mi (Video)

Published

on

Tadhg Flemin dhe babai tij Derry, kanë punuar së bashku për ta nxjerrë një mi që kishte hyrë në shtëpinë e tyre në Irlandë.

Derisa adoleshenti frikësohej dhe qëndron gjatë tërë kohës sipër karrigeve, babai tij mundohej me çdo kusht për ta kapur, transmeton Telegrafi.

Pasi të kenë dëmtuar shumë orendi dhe hedhur gjësende gjithandej, më në fund ia dolën ta zënë.

Më poshtë mund të shihni përpjekjet e tyre qesharake, që janë shpërndarë me shpejtësi në internet. /Telegrafi/

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com