Connect with us

SPORT

Julio Cesar: Ramires, një lojtar që i duhet Interit

Published

on

Ish-portieri i Interit, Julio Cesar, e ka përshkruar Ramiresin si një “kafshë” në kuptimin e mirë të fjalës.

Nerazzurrët janë pranë transferimet të futbollistit brazilian, i cili aktualisht luan te klubi simotër i zikaltërve, Jiangsu Suning, në Superligën kineze. Cesar, i cili ka luajtur me ish-lojtarin e Chelseat te Brazili, beson se 30-vjeçari do të dëshmohet si shtesë e velfshme e skuadrës së Luciano Spallettit.

“Ai është një kafshë, në kuptimin e mirë të fjalës. Ka një kohë që nuk e kam parë duke luajtur, mirëpo mesfushori që unë e kujtoj, ka qenë gjithmonë i gatshëm për lojë dhe keni mundur të shihni kudo, sepse ai nuk lodhet kurrë”.

“Në ekipin tonë kombëtar, ai ka qenë gjithmonë lojtari që ka vrapuar më së shumti, së paku 11 ose 12 kilometra për ndeshje”, ka thënë Cesar, i cili aktualisht është pa skuadër.

Portieri është pyetur nëse beson se Ramires është larguar shumë herët drejt një kampionati, siç është Kina.

“Ndoshta po… Por, nëse vjen tash në Evropë, kjo dëshmon se ai ka diçka më shumë për të dhënë – diçka që mund t’i ndihmojë Interit”, ka thënë Cesar, i cili e ka bartur fanellën zikaltër për shtatë sezone.

Ai ka shtuar se Interi duhet të mendojë fillimisht për kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe pastaj për Scudetto.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com