Connect with us

KOSOVË

Kërkohet ekstradimi i izraelitit që kreu krime në Kosovë

Published

on

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se Kosova po kërkon ekstradimin e një shtetasi izraelit, pasi ai kërkohet nga drejtësia kosovar për vepra që lidhen me krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore.

“Në zbatim të kompetencave të mia në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, kam kërkuar ekstradimin e shtetasit izraelit M.H., i cili kërkohet nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, për vepra penale që lidhen me krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.

Tahiri shkruan se përveç veprave penale, i kërkuari i ka bërë dëm të madh dhe imazhit të shtetit të Kosovës.

“Do të bëj çfarëdo që është e mundur që ky person, i cili përveç veprave penale, ka bërë një dëm të madh ndaj imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, të sillet para organeve të drejtësisë për t’u përgjigjur për veprat e bëra”.

BOTA

Aleksandar Vuçiq viziton Kosovën në fundjavë

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë ditën e shtunë dhe të diel, kanë bërë të ditur nga zyra e presidentit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq do të vizitojë Mitrovicën Veriore, Graçanicën si dhe fshatin Llapllasellë.

Ai do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë.

Continue Reading

KOSOVË

Vulin: Nëse Prishtina nuk është në gjendje të gjejë vrasësit, ne do i gjejmë

Published

on

Vulin gjatë ditës së sotme ishte pyetur nga gazetarët se në çfarë gjendje të sigurisë është vendkalimi administrativ mes Serbisë e Kosovës.

Ai deklaroi se situata mes dy vendeve është e qetë dhe nën kontroll. Sipas tij shteti serb do i kryejë të gjitha detyrat e veta në vendkalimin administrativ mes Serbisë dhe Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ai po ashtu theksoi se janë të përgatitur plotësisht për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit të tyre dhe sigurinë e çdo qytetari.

Ndërkaq, sa i përket gjetjet së vrasësve, Vulin tha se nëse Prishtina nuk mund ta bëjë këtë, Serbia do i gjejë.

“Përfaqësuesit e Prishtinës dhe komuniteti ndërkombëtar kanë gjithçka nga regjistrimet në dëshmi dhe ne po kërkojmë që ajo të na vihet në dispozicion. Nëse ata nuk janë në gjendje të gjejnë vrasësit, ne do ta bëjmë atë vetë ose së bashku me ta”, tha Vulin.

Siç tha ai, është e nevojshme të zbulohet jo vetëm vrasësi apo vrasësi por edhe urdhëruesit./Indeksonline/

Continue Reading

KOSOVË

Haradinaj: Për hetime mund të ftohet edhe FBI

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ka bërë thirrje që kjo vepër makabre të mos përdoret nga askush për agjenda të ndryshme politike nga kushdo qoftë.

Ai këto komente i ka bërë pas takimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Kosovës.

Haradinaj tha se Ivanoviq ishte pjesëmarrës në jetën aktive dhe kjo vrasje ka parametra të keqpërdorimit politik, apo më shumë.

“Që nga momenti i marrjes së këtij lajmi, institucionet e vendit kanë kryer detyrat e veta në bazë të ligjit në vendin e ngjarjes. Janë ende në punë. Ne e dënojmë këtë krim dhe çdo tendencë për të shfrytëzuar këtë vepër makabre për agjenda politike nga kushdo qoftë”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se nëse ka nevojë, mund të ftohet për të ndihmuar në hetimin e rastit Byroja Federale e Investigimit (FBI).

“Policia e Kosovës ka marrëdhënie të mira me plot organizata, dhe nëse ka nevojë për ndihmesë do ta ftojmë FBI-në”, tha Haradinaj./Indeksonline/

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com