Connect with us

OP / ED

Koment: Kur media i’a huq qëllimisht!

Published

on

Kronika e TV21

Koment nga redaksia Zyrtare.com

Disa ditë më parë televizioni 21, publikoi një kronikë pëmes së cilës tregohej gjendja e rëndë ekonomike e familjes Rahmani. Kronika u shpërnda në shpejtësi të madhe nëpër rrjetet sociale dhe në opinion pati një mobilizim masiv e gjitha kjo fal kronikës e cila u përgatit nga TV21. Deri këtu ishte gjithçka në rregull.

Në Maqedoni TV21 njihet si një televizion që ka dhënë një kontribut të madh për të ndihmuar skamnorët, është munduar që përmes rubrikës “Edhe unë jam këtu” të senzibilizoj opinion shqiptar në Maqedoni mbi rastet sociale, gjë e cila është për tu përshëndetur. Por në rastin e fundit që kishte të bëj me familjen Rahmani, TV21 nuk dëshmoi transaprencë e as profesionalizëm.

Familja tashmë dje hyri në banesë të re, kuptohet falë bamirësve si nga vendi ashtu edhe nga diaspora. Por në fakt duhet potencuar se ishte pikërishtë shoqata “Jetimat e Ballkanit” e cila mori barën kryesore për blerjen e banesës së re për këtë familje. Fakt i cili nuk u përmend aspak në kronikën e fundit të këtij televizioni (kronikë në të cilën tregonte për gëzimin e madh që kishte familja Rahmani pas daljes në banesën e re).

Në fakt mospërmendja e shoqatës më meritore për këtë rast “Jetimat e Ballkanit” duket si e qëllimshme nga TV21. Sakaq profezionalizimi dështoi në këtë rast. Nuk u paraqitën të gjitha palët. Madje në titullin e kronikës haptazi kuptohet se TV21 u mundua ti përvetësoj meritat për këtë rast.

Do të ishte shumë profesionale që të merrej një pronocim nga inicuesit kryesor, në këtë rast një pronocim nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” por kjo lerë se nuk ndodhi, TV21 shkoi aq largë sa u duk sikur donte të fsheh meritat që ka kjo shoqat për këtë rast.

Sidoqoftë, huqja si e kësaj radhe që duket më shumë si e qëllimshme urojmë që të mos i përsërisin kolegët tanë të televizionit në fjalë, kështu duke treguar më shumë profesionalizëm, më shumë modesti e më pak zili.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com