Connect with us

KOSOVË

KOSOVË: Familjet Zemaj, Tolaj e Haklaj ftojnë prokurorinë të merret me deklaratat e Mehmetit

Published

on

Mbrëmë në një nga emisionet televizive në Kosovë është transmetuar një intervistë e Shkumbin Mehmetit, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, ku ka folur rreth disa vrasjeve në Kosovë.

Në intervistën e tij Mehmeti ndër të tjera ka folur rreth vrasjes së kolonel Tahir Zemajt si dhe të dy policëve hetues, Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt.

Deklarata e plotë e familjeve Zemaj, Tolaj dhe Haklaj:

“Dje, më datë 11 janar 2018, në emisionin ‘Zona e Debatit’ në Klan Kosova, është transmetuar dëshmia e Shkumbin Mehmetit, dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale, ku janë dhënë dëshmi tronditëse për krime të pandriçuara në Kosovë.

Në dëshminë e tij, z. Mehmeti, ndër të tjera, ka dhënë informacione që lidhen me vrasjen e Kolonel Tahir Zemajt si dhe të dy policëve hetues, Sebahate Tolajt dhe Isuf Haklajt, duke dëshmuar për motivet që çuan urdhërdhënësit për porositjen e këtyre vrasjeve si dhe duke apostrofuar emra që mund të jenë të përfshirë në kryerjen e këtyre krimeve.

Ashtu si është tronditur mbarë opinioni publik, edhe familjet tona janë tronditur thellë nga deklaratat dhe pretendimet e këtij dëshmitari, njëherit i dënuar për krime të kryera si pjesë e një grupi kriminal, po ashtu i apostrofuar si pjesë e ndërmarrjes së krimeve ndaj familjarëve tanë, Tahir, Hasan, Enis Zemaj dhe Sebahate Tolaj e Isuf Haklaj.

Por, ajo që na ka shqetësuar pa masë është dëshmia e tij në lidhje me neglizhencën e zyrtarëve të shtetit karshi deklaratave dhe pretendimeve të tij.

Jemi thellësisht të indinjuar që pavarësisht pretendimeve të dëshmitarëve të mundshëm që do të çonin në zbardhjen e këtyre vrasjeve, por edhe të shumë krimeve të tjera të kryera në Kosovë me motive politike, prokurorët nuk kanë bërë sa duhet për ta përmbushur obligimin e tyre konform standardeve etike dhe profesionale, duke i lënë këto raste në mëshirën e fatit.

Familjet tona ftojnë Prokurorinë e Shtetit që t’i marrë shumë seriozisht të gjitha pretendimet e këtij dëshmitari dhe dëshmitë e tjera eventuale dhe t’i trajtojë ato me seriozitet, në mënyrë që kryerësit e këtyre krimeve të marrin dënimin e merituar”. /Telegrafi/

KOSOVË

Vulin: Nëse Prishtina nuk është në gjendje të gjejë vrasësit, ne do i gjejmë

Published

on

Vulin gjatë ditës së sotme ishte pyetur nga gazetarët se në çfarë gjendje të sigurisë është vendkalimi administrativ mes Serbisë e Kosovës.

Ai deklaroi se situata mes dy vendeve është e qetë dhe nën kontroll. Sipas tij shteti serb do i kryejë të gjitha detyrat e veta në vendkalimin administrativ mes Serbisë dhe Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ai po ashtu theksoi se janë të përgatitur plotësisht për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit të tyre dhe sigurinë e çdo qytetari.

Ndërkaq, sa i përket gjetjet së vrasësve, Vulin tha se nëse Prishtina nuk mund ta bëjë këtë, Serbia do i gjejë.

“Përfaqësuesit e Prishtinës dhe komuniteti ndërkombëtar kanë gjithçka nga regjistrimet në dëshmi dhe ne po kërkojmë që ajo të na vihet në dispozicion. Nëse ata nuk janë në gjendje të gjejnë vrasësit, ne do ta bëjmë atë vetë ose së bashku me ta”, tha Vulin.

Siç tha ai, është e nevojshme të zbulohet jo vetëm vrasësi apo vrasësi por edhe urdhëruesit./Indeksonline/

Continue Reading

KOSOVË

Haradinaj: Për hetime mund të ftohet edhe FBI

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dënon vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe ka bërë thirrje që kjo vepër makabre të mos përdoret nga askush për agjenda të ndryshme politike nga kushdo qoftë.

Ai këto komente i ka bërë pas takimit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Kosovës.

Haradinaj tha se Ivanoviq ishte pjesëmarrës në jetën aktive dhe kjo vrasje ka parametra të keqpërdorimit politik, apo më shumë.

“Që nga momenti i marrjes së këtij lajmi, institucionet e vendit kanë kryer detyrat e veta në bazë të ligjit në vendin e ngjarjes. Janë ende në punë. Ne e dënojmë këtë krim dhe çdo tendencë për të shfrytëzuar këtë vepër makabre për agjenda politike nga kushdo qoftë”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se nëse ka nevojë, mund të ftohet për të ndihmuar në hetimin e rastit Byroja Federale e Investigimit (FBI).

“Policia e Kosovës ka marrëdhënie të mira me plot organizata, dhe nëse ka nevojë për ndihmesë do ta ftojmë FBI-në”, tha Haradinaj./Indeksonline/

Continue Reading

KOSOVË

Maxhuni: Policia ka identifikuar pronarin e veturës së djegur në veri (Foto)

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka thënë se policia është duke bërë gjithçka që rasti i vrasjes së Oliver Ivanoviqit të zbardhet sa më shpejtë.

“Dëshiroj të ju siguroj se puna e Policisë së Kosovës vazhdon të jetë e vlerësuar nga të gjithë, si nga partneri ndërkombëtar ashtu edhe nga qytetarët e saj, duke qenë të gatshëm që edhe në rrethanat më të vështira policia reagon për çdo shqetësim të qytetarëve”, ka thënë Maxhuni, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, Policia është duke e trajtuar këtë rast me seriozitetin maksimal dhe po presin epilogun e hetimeve.

“Që nga momenti i informimit për gjetjen e një trupi pa ndenja, policia është përfshirë në rast dhe ka ndërmarr të gjitha hetimet e nevojshme së bashku me prokurorinë. Duke vlerësuar se ky incident është i karakterit të profilizuar meqenëse kemi të bëjmë më një politikan kemi kërkuar që me rastin të merret policia e specializuar. Për shkak të natyrës së hetimit nuk mund të japim më shumë detaje, po policia do të bëjë gjithçka që mundet për të zbardhur këtë rast”, tha Maxhuni.

Maxhuni ka njoftuar se policia ka siguruar tani pronarin e veturës së djegur në veri pas vrasjes së Ivanoviqit.

“Çdo automjet që lëviz është i obliguar të ketë targa, kjo veturë ka qenë pa targa por në shumë shpejtë kemi arritur të kemi në dispozicion informatat e nevojshme për pronësinë e veturës, ende nuk mund të japim më shumë detaje, por na mjaftojnë që të gjurmojmë edhe më shumë për pronarin veturës”, shtoi Maxhuni.

Maxhuni ka theksuar se me punën momentale që po kryen policia, shumë shpejtë do të zbardhet rasti./Indeksonline/

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com