Connect with us

SPORT

Kryeprokurori i Milanos mohon hetimet për pastrim parash te Rossonerët

Published

on

Autoritetet kanë mohuar zyrtarisht raportet se Silvio Berluskoni është nën hetim për pastrimin e parave në shitjen e Milanit te kinezi Yonghong Li.

Raportet për pastrim parash nga dyshja Berlusconi-Li u shfaqën sot (e shtunë) në mëngjes tek gazetat La Stampa dhe Il Secolo XIX.

Aty është sugjeruar që kostoja e blerjes në prill ishte 720 milionë euro, rreth 300 milionë më shumë sesa klubi në të vërtetë vlente. Megjithatë, sot kryeprokurori i qytetit të Milanos, Francesco Greco, siguroi agjencinë e lajmeve Ansa se kjo nuk ishte e vërtetë.

Sipas tij nuk ka asnjë procedurë për hetim ndaj shitjes së ish-kryeministrit italian, Berlusconi tek biznesmeni kinez, Li.

“Nuk ka procedura penale që nga sot në lidhje me shitjen e Milanit”, ka thënë Greco për Ansa.

Ndryshe, pronarët e rinj edhe përkundër investimeve të mëdha nuk po gjejnë qetësi shkaku i rezultateve të dobëta. /Telegrafi/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com