Connect with us

BOTA

Lokali i një shqiptari në Amerikë ofron kafe falas për inat të Trump

Published

on

Një emigrant shqiptar ka tërhequr vëmendjen e medieve amerikane.

“Washington Post” shkruan se pronari shqiptar i një bari ofron kafe falas për të gjithë haitianët, salvardorianët dhe afrikanët pas deklaratës së Presidentit Trump se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të pranojnë emigrantë nga “vende halesh”.

Shqiptari mirëpret më një filxhan kafeje falas edhe norvegjezët për të cilët presidenti ka shprehur dashamirësi.

“Emigrantët vijnë këtu për të shtuar diversitetin dhe për ta bërë Amerikën atë që është –thotë Gjergj Dollani. 40-vjeçari është pronar i “Cafe Chocolat”, lokal i hapur 4 muaj më parë në Washington.

“Unë besoj te Amerika” – tha Dollani që tregon se ka mbërritur në SHBA në vitin 1994 me programin e Lotarisë. Në atë kohë sipas tij Shqipëria sapo kishte dalë nga blloku komunist. Shqiptari ka marrë një diplomë nga Universiteti i Illinois duke u bërë çokolatier. Jetoi 1 vit në Francë të merrte zanatin.

“Prindërit e mi deshën një jetë më të mirë dhe morën rrezikun. Kjo është shtëpia jonë tani. Unë kam kaluar më shumë kohë këtu se sa në Shqipëri” – tha Dollani.

Ai këmbëngul se emigrantët krijojnë vende pune. Punëtori i tij është Marco Santos,23-vjeç nga Honduras. Ka mbërritur në SHBA kur ishte 5-vjeç. Trump kërkon që t’ia heqë të drejtën e nënshtetësisë ndërsa pritet që vendimin ta marrë kongresi. Ndërkohë një gjykatë u ka dhënë të drejta të punojnë dhe jetojnë fëmijëve të emigrantëve të paligjshëm.

“Im atë më solli këtu që të kem një shans më të mirë, por tani mund të më kthejnë pas” – thotë Santos. Ndërkohë që zhvillohet intervista vjen një haitian dhe merr një kafe falas.

Marrë nga Washington Post, përgatiti lapsi.al

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BOTA

Aleksandar Vuçiq viziton Kosovën në fundjavë

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë ditën e shtunë dhe të diel, kanë bërë të ditur nga zyra e presidentit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq do të vizitojë Mitrovicën Veriore, Graçanicën si dhe fshatin Llapllasellë.

Ai do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë.

Continue Reading

BOTA

Vuçiq: Veseli nuk do të vijë në Nish, shqiptarët si turistë mund ta shohin këtë qytet të bukur

Published

on

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu ka kundërvënë deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ,i cili, dje, gjatë shënimit të përvjetorit të masakrës së Reçakut, kishte thënë se “në rast sulmit të Serbisë në Kosovë, shqiptarët do ta ndjekin atë deri në Nish”, transmeton Koha.net.

“Sundimtar i Kosovës është Kadri Veseli, e jo Thaçi e Haradinaj”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se Serbia e ka kuptuar mirë kërcënimin se shqiptarët do të vijnë deri në Nish.

Siç përcjell FoNet, ai ka thënë se e ka kuptuar mirë edhe heshtjen e atyre që duhet të reagojnë menjëherë ndaj kësaj dekalarate.

“Mund ta porosis Veselin se a nuk do të mund të vijë”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se shqiptarët mund të vijnë si turisë e ta shohin këtë qytet të bukur”.

Continue Reading

BOTA

Turqia dërgon mjete të blinduara në kufirin me Sirinë

Published

on

Automjete të blinduara për transportin e forcave të sigurisë dhe automjete ushtarake për pengimin e sinjaleve, të cilat Turqia i ka dërguar si përforcime të njësive në kufirin me Sirinë, kanë mbërritur në provincën Hatay në jug të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Automjetet ushtarake me kamionë të njësive të sigurisë turke u transportuan në Reyhanli.

Gazetari i AA-së mëson se si njësitë e kontrollit kufitar vëzhgojnë kufirin me njësi patrullimi dhe kamera termike.

Përveç kësaj, është vërejtur edhe tym nga disa vende në Nesreyieh, që i përket Afrinit, i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste PYD/PKK.

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com