Connect with us

LAJME

Më 15 mars themelohet një parti e re shqiptare në Shkup, ja emri i themeluesit! (Foto)

Published

on

NJOFTIM
(Per te gjithe bashkekombasit tane qe na pyesin se kur do ta themelojme PPK-ne)
Vellezer e motra!

Ju njoftojme se, ne po planifikojme qe, me 15 mars 2018 (e Ejte), ne Shkup ta mbajme Kuvendin Themelues te PPK (Partia e Progresit Kombetar), ku do ta themelojme edhe Keshillin Nismetar te PKK-se.
Kuvendi Themelues i PPK do te zgjedhe Kryetarin dhe Sekretarin e Pergjithshem, si dhe anetaret e Keshillit Nismetar nga te gjitha komunat shqiptare dhe edhe nga mergata (diaspora) shqiptare.
Kuvendi Themelues i PPK-se do te percaktoje detyrat per te gjithe anetaret e Keshillit. Nismetar per pergaditjen e te gjithe dokumentacionit te nevojshem dhe edhe te firmave (nenshkrimeve) te domosdoshme (mbi 1.000) per regjistrimin e PPK-se.

Pse me 15 mars dhe jo me heret apo edhe me vone?!

Sepse, Levizja Besa (ne Shkurt) dhe ne 11 Mars ASH (Aleanca per Shqiptaret) i kane kongreset e tyre. Sepse, konsiderojme se, PPK (Partia e Progresit Kombetar) do te duhet te jete, jo vetem nje parti e re shqiptare, por edhe nje parti unifikuese e gjithe potencialit politiko-patriotik ne rrethana te reja qe do te krijohen pas kongreseve te dy partive te sipercekura.

Sepse, konsiderojme dhe vletesojme se, s’i asnjehere me pare, – SOT, kur shqiptaret per çdo dite e me shume po e humbasin shpresen te partite ekzistuese shqiptare, ku per pasoje (ne zgjedhjet e fundit parlamentare) mbi 70 mije shqiptare e votuan LSDM-ne, shqiptaret kane nevoje per rikthimin e shpreses te nje parti e re shqiptare, te PPK (Partia e Progresit Kombetar), parti kjo qe me punen e saj
vetemohuese do te dije tia arrije qellimit dhe misionit qe ia ngarkon koha dhe historia.

Sepse, PPK do te udhehiqet nga idealet e larta kombetare, nga ato ideale qe dikur u udhehoqen edhe ideologet e Rilindjes Kombetare Shqiptare, me ne krye Heroin Kombetar – Hasan Prishtina, te cilet i shkrinin pasurite e tyre per ta bere Shqiperine dhe jo si keta politikuajt aktuale ne te gjitha hapsirat shqiptare, te cilet per me shume se dy dekada e kane shkrire Shqiperine per te krijuar pasuri, jo vetem per veten e tyre, por (duke vjedhur e plaçkitur) edhe per femijet dhe niperit e sterniperit
e tyre. Sepse, une nismetari i partise se re shqiptare, i PPK (Partia e Progresit Kombetar), me 15 mars te ketij viti (2018) do t’i mbushe plote 40 vjet qe e kam filluar (15 mars 1978) veprimtarine t’ime politiko-patriotike.
Ju faleminderit per mirekuptimin tuaj!
Vellezerisht e shqiptarisht,
Mr. Gafurr Adili nga Kerçova

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com