Connect with us

LAJME

Meta takon presidenten kroate

Published

on

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndodhet ne Kroaci ku zhvilloi nje takim me homologen e tij Kolinda Grabar-Kitarović, ne Zagreb.

Presidenti Meta shprehu mirënjohjen per mbështetjen e forte qe presidentja Grabar-Kitarović dhe Kroacia i kane dhëne Shqipërisë, veçanërisht ne kuadër te procesit te integrimit evropian. Ai theksoi se ka ardhur koha qe këto marrëdhënie te ngrihen ne nivelin e partneritetit strategjik.

Presidenti Meta vlerësoi ne mënyre te veçante rolin dhe kontributin e komunitetit shqiptar, qe jeton ne Kroaci si ure lidhëse ne forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve.

Te dy presidentet ranë dakord qe vizita shtetërore e presidentes kroate ne Shqipëri te zhvillohet ne muajt ne vijim.

BOTA

Aleksandar Vuçiq viziton Kosovën në fundjavë

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë ditën e shtunë dhe të diel, kanë bërë të ditur nga zyra e presidentit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq do të vizitojë Mitrovicën Veriore, Graçanicën si dhe fshatin Llapllasellë.

Ai do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë.

Continue Reading

LAJME

Shokon Myftaraj: Erdoganit do t’i ikë koka nëse vjen në Tiranë

Published

on

Njëri ndër analistët më kontraverz në Shqipëri i cili shpesh herë shfaq edhe urrejtje të hapur ndaj komunitetit musliman, Kastriot Myftaraj ka bërë një deklaratë të rëndë në studion e “360 Gradë”, duke deklaruar se Presidentit turk Erdogan do t’i “ikë koka”nëse vjen në Tiranë për shkak se ka inauguruar vendosjen e gurthemelit të xhamisë së Namazgjasë.

Teologu Ermir Gjinishi thotë se nuk jemi në Mesjetë dhe se nacionalizmi nuk bëhet duke sulmuar gjithë botën, transmeton OraNews.

Pjesë nga deklaratat:

Myftaraj: Ai Erdogani yt të vijë këtu dhe do t’i ikë koka në mes të Tiranës. Do të bëj unë thirrje publike sepse ka shkelur laicizmin.

Gjinishi: Do të bësh të njëjtën thirrje për Sali Berishën? Sepse ai e ka vënë i pari gurin e parë te Xhamia e Namazgjasë.

Mos e bë kaq tragjike. Do vrasim Erdoganin. Nuk jemi në Mesjetë. Nuk është Turqia e sotme, Turqia e Mesjetës, nuk është Italia e sotme Italia e 39-s. Italia na ka mbajtur me bukë. Nuk e krijon dot nacionalizmin shqiptar duke sulmuar gjithë botën.

Continue Reading

KOSOVË

Vulin: Nëse Prishtina nuk është në gjendje të gjejë vrasësit, ne do i gjejmë

Published

on

Vulin gjatë ditës së sotme ishte pyetur nga gazetarët se në çfarë gjendje të sigurisë është vendkalimi administrativ mes Serbisë e Kosovës.

Ai deklaroi se situata mes dy vendeve është e qetë dhe nën kontroll. Sipas tij shteti serb do i kryejë të gjitha detyrat e veta në vendkalimin administrativ mes Serbisë dhe Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ai po ashtu theksoi se janë të përgatitur plotësisht për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit të tyre dhe sigurinë e çdo qytetari.

Ndërkaq, sa i përket gjetjet së vrasësve, Vulin tha se nëse Prishtina nuk mund ta bëjë këtë, Serbia do i gjejë.

“Përfaqësuesit e Prishtinës dhe komuniteti ndërkombëtar kanë gjithçka nga regjistrimet në dëshmi dhe ne po kërkojmë që ajo të na vihet në dispozicion. Nëse ata nuk janë në gjendje të gjejnë vrasësit, ne do ta bëjmë atë vetë ose së bashku me ta”, tha Vulin.

Siç tha ai, është e nevojshme të zbulohet jo vetëm vrasësi apo vrasësi por edhe urdhëruesit./Indeksonline/

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com