Connect with us

LAJME

“Monstra”, avokatët besojnë në rigjykim të drejtë

Published

on

Avokatët e të pandehurve për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës, presin një gjykim të drejtë nga Këshilli i ri gjyqësor i kryesuar nga gjyqtari Ognen Stavrev. Procesi fillon nga e para, pasi Gjykata Supreme e shfuqizoi aktgjykimin e gjykatave më të ulëta dhe e ktheu lëndën në Gjykatën Penale. Avokati Asmir Alispaq është i bindur se ata mund të dëshmojnë se të pandehurit nuk kanë lidhje me masakrën që ndodhi gati gjashtë vjet më parë, shkruan Alsat-M.

Rigjykimi do të thotë fillim, në aspektin e paraqitjes së dëshmive, në pjesën e dëgjimit të të gjithë dëshmitarëve, fillim në pjesën e paraqitjes së dëshmive materiale, fillim në pjesën e paraqitjes së dëshmive verbale, do të thotë procedura fillon nga e para – deklaroi Asmir Alispahiq, avokat në “Monstra”.

Për Alispahiqin, vendimi i Supremes për ti shfuqizuar aktgjykimet e gjykatave më të ulëta, është dëshmi e mjaftueshme se procedura është kryer me lëshime serioze në vendimmarrje si në Penale ashtu edhe në Gjykatën e Apelit.
Momenti kryes është në mosparaqitjen e makinës Opel Omega, për të cilën vërtetë prokuroria pretendon se është dëshmia kryesore, dhe ne si mbrojtje nuk e kemi parë fare, pastaj deklaratat kontradiktore të dëshmitarit të mbrojtur dhe shumë lëshime tjera për të cilat në procedurat e mëparshme, pavarësisht nga paralajmërimet tona gjykata mbeti në qëndrimin se duhet të dënohen – tha Asmir Alispahiq, avokat në “Monstra”.

Pas vendimit të Supremes për rigjykim, nga burgu u liruan Agim Ismailoviq, Haki Aziri dhe Sami Luta, të cilët dy herë në javë paraqiten në Gjykatë. Në procedurën e mëparshme gjyqësore të pandehurit u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa dy të akuzuarit e parë u arratisën. Ata ngarkohen për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smilkovës më 12 prill 2012, ku u vranë pesë persona.

BOTA

Aleksandar Vuçiq viziton Kosovën në fundjavë

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë ditën e shtunë dhe të diel, kanë bërë të ditur nga zyra e presidentit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq do të vizitojë Mitrovicën Veriore, Graçanicën si dhe fshatin Llapllasellë.

Ai do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë.

Continue Reading

LAJME

Shokon Myftaraj: Erdoganit do t’i ikë koka nëse vjen në Tiranë

Published

on

Njëri ndër analistët më kontraverz në Shqipëri i cili shpesh herë shfaq edhe urrejtje të hapur ndaj komunitetit musliman, Kastriot Myftaraj ka bërë një deklaratë të rëndë në studion e “360 Gradë”, duke deklaruar se Presidentit turk Erdogan do t’i “ikë koka”nëse vjen në Tiranë për shkak se ka inauguruar vendosjen e gurthemelit të xhamisë së Namazgjasë.

Teologu Ermir Gjinishi thotë se nuk jemi në Mesjetë dhe se nacionalizmi nuk bëhet duke sulmuar gjithë botën, transmeton OraNews.

Pjesë nga deklaratat:

Myftaraj: Ai Erdogani yt të vijë këtu dhe do t’i ikë koka në mes të Tiranës. Do të bëj unë thirrje publike sepse ka shkelur laicizmin.

Gjinishi: Do të bësh të njëjtën thirrje për Sali Berishën? Sepse ai e ka vënë i pari gurin e parë te Xhamia e Namazgjasë.

Mos e bë kaq tragjike. Do vrasim Erdoganin. Nuk jemi në Mesjetë. Nuk është Turqia e sotme, Turqia e Mesjetës, nuk është Italia e sotme Italia e 39-s. Italia na ka mbajtur me bukë. Nuk e krijon dot nacionalizmin shqiptar duke sulmuar gjithë botën.

Continue Reading

KOSOVË

Vulin: Nëse Prishtina nuk është në gjendje të gjejë vrasësit, ne do i gjejmë

Published

on

Vulin gjatë ditës së sotme ishte pyetur nga gazetarët se në çfarë gjendje të sigurisë është vendkalimi administrativ mes Serbisë e Kosovës.

Ai deklaroi se situata mes dy vendeve është e qetë dhe nën kontroll. Sipas tij shteti serb do i kryejë të gjitha detyrat e veta në vendkalimin administrativ mes Serbisë dhe Kosovës, shkruan Indeksonline.

Ai po ashtu theksoi se janë të përgatitur plotësisht për të mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit të tyre dhe sigurinë e çdo qytetari.

Ndërkaq, sa i përket gjetjet së vrasësve, Vulin tha se nëse Prishtina nuk mund ta bëjë këtë, Serbia do i gjejë.

“Përfaqësuesit e Prishtinës dhe komuniteti ndërkombëtar kanë gjithçka nga regjistrimet në dëshmi dhe ne po kërkojmë që ajo të na vihet në dispozicion. Nëse ata nuk janë në gjendje të gjejnë vrasësit, ne do ta bëjmë atë vetë ose së bashku me ta”, tha Vulin.

Siç tha ai, është e nevojshme të zbulohet jo vetëm vrasësi apo vrasësi por edhe urdhëruesit./Indeksonline/

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com