Connect with us

MAGAZINA

Ndodh një gjë e papritur, Paris Hilton e harron të fejuarin në aeroport (Video)

Published

on

Së fundmi, Paris Hilton ka qenë kryefjala e lajmeve në median rozë edhe në portale pas propozimit romantik dhe unazës së mrekullueshme prej diamanti.

Pak ditë më parë lajmëruam se ajo ka punësuar roje për të mbrojtur këtë unazë që me plot gojë mund të themi se është një thesar pasi kushton 2 milionë dollarë. Mesa duket biznesmenia e famshme e ka mendjen vetëm tek unaza e martesës të cilën e shfaqi me krenari edhe në “Golden Globes”, ndërsa pak orë më parë braktisi pa dashur të fejuarin e saj.

Teksa po dilte nga aeroporti i Los Angeles turma e gazetarëve i është vërsulur për ta pyetur rreth martesës kështu që me shumë nxitim ajo ka hyrë në makinën e saj dhe është larguar duke harruar Chris-in që po e ndiqte nga pas. E gjithë kjo ngjarje qesharake është xhiruar nga gazetarët që ndodheshin përreth ndërsa tani po bën xhiron e internetit.

Nuk kaluan shumë minuta dhe ajo është rikthyer për ta marrë të dashurin e saj të cilin e la në mes të rrugës. /TCh

1 Comment

1 Comment

  1. Ayşe

    31/01/2018 at 23:12

    Ben de sizi siteme bekliyorum

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com