Connect with us

OP / ED

Nevoja jonë për librin

Published

on

Shkruan: Belkis Latifi

A kemi ne nevojë për librin ? – Vërtetë libri është miku më i afërt i çdo njeriu në botë. Ai ushqen mendjen tonë, respektivisht shpirtërat tanë. Çdo njeri i braktisur dhe i vetmuar në këtë botë, ka një destinacion të cilit mund t’i kthehet dhe t’i drejtohet në çdo kohë dhe moment, kjo adresë shënohet me pesë shkronja, e që quhet “libri.”
Nevoja jonë për librin është jashtëzakonisht e madhe. Ne jemi dëshmitarë të aktualitetit dhe shikojmë nga afër injorancën e madhe nga një numër jo i vogël i njerëzve. Mosedukata, mosrrespekti , ofendimet në shoqëri, dështimet në studime, gjitha këto dhe shumë të tjera dukuri dhe virtyte negative vijnë si rrjedhojë e mosleximit, përkatësisht nga mos mbjellja e dashurisë për librin në mendjen tonë. Nevoja e njerëzve për librin ka qenë dhe është shumë e nevojshme, sidomos duke pasur parasysh këtë aktualitet, nevoja jonë për librin është e papërshkrueshme dhe në rast të shpërfilljes së kësaj nevoje do të ndeshemi me dështime njëpasnjëshme gati në të gjitha sferat dhe segmented e jetës, njëashtu dhe në të gjitha projektet të cilat duam që t’i lansojmë.
Teksa njeriu lexon, shpirti i tij fluturon dhe mendja e tij futet në një horizont të gjërë madje të pafund, duke kaluar çaste të këndshme. Libri është një botë tjetër, ai është një udhëtim që të çon në botëra të ndryshme, të panjohura dhe të njeh me gjëra për të cilat do të kemi nevojë gjatë gjithë jetës. Ai është një mënyrë e bukur dhe atraktive për t’u larguar nga komplekset, streset dhe rutina jetësore. Mendoj se po të lexonim aq kohë sa harxhojmë nëpër kafiteri dhe biseda boshe, natyrisht që gjendja jonë do të ishte shumë më ndryshme nga që e kemi dhe mendja jonë do të mendonte shumë më qartë seç mendon tash, do të pakësonim mërzinë dhe njëashtu s’do të mërzisnim të tjerët nga shkaku i mikut i cili gjithmonë na buzëqesh {librit.}
Për çdo ditë shohim se njerëzit edhe mund të na zhgënjejnë: dikush të tradhëton, dikush të gënjen, dikush të do me interes, dikush të fyen dhe ofendon, dikush kënaqen me statusin e përkeqësuar tonin, dikush të mashtron dhe kështu me rradhë, porse kur ne do të lexojmë libër, do të kemi para vetes një botë krejtësisht ndryshe sepse libri do të vuajë paralelisht me ne, libri do të na mësojë tejkalimin e sfidave dhe problemeve me të cilat ndeshemi ngase ai do të sakrifikojë për ne në secilin moment dhe secilën gjendje.
Autori Henry Ward Beecher thotë: “Librat nuk janë njerëz dhe përsëri janë gjallë.”
Pikërisht libri është ai i cili n’a i jep përgjigje mëdyshjeve tona pa e pyetur fare dhe na ofron ndihmën duke mos i kërkuar fare.
Të nderuar, pa lexim do të mendojmë se kemi arritur në hënë, defakto gjindemi në mes shkretërire.
Libri n’a jep dituri , libri na inspire, dhuron guxim dhe na mëson që të jemi të kujdesshëm ndaj të tjerëve. Duke lexuar libra ne mësojmë shumë përvoja të njerëzve të ditur të cilat janë ballafaquar me sfida të njëpasnjëshme përgjatë udhëtimeve të tyre në dallgët e jetës andaj llogaritë të cilat ata i paguan mjaftë shtrenjtë, i dhurojnë falas për ne, andaj të shijojmë botën e këndshme dhe simpatike të librave.
Me paditurinë dhe mosleximin tonë, do të ndeshemi me dështime të njëpasnjëshme, do të shkaktojmë tollovi ndoshta dhe të paqëllimshme dhe aq më shumë do të pretendojmë arritjen e gradave të dijes, sikurse thotë fjala e urtë: “Ai që di pak, bën shumë zhurmë.”
Vërtetë libri është burim i diturisë dhe një dritare e jetës e cila hap rrugë drejt një ardhmërie me perspektivë, drejt një ardhmërie ndryshe, drejt një ardhmërie të lumtur.
Jo rastësisht thuhet: “Shtëpia pa libra sikurse dhoma pa dritare”, andaj njeriu pa dituri i ngjan një shtëpie të madhe, të zbukuruar fort, por që s’banon njeri.
Thirrje: “Të dashurohemi pas librave, t’i duam librat dhe të ndryshojmë dritaren e jetës sonë duke u zhytur në dashuri ndaj librave. Nuk mund të shijojmë erën e suksesit përderisa objektiva ynë është larg të së kërkuarës. Ti lëm anash lukset e kësaj bote dhe të furnizohemi me libra të cilat e pasurojnë jetën tonë me dituri.
“Vishe pallton e vjetër, blej një libër të ri.” {Austin Phelps}
Thënia gjigante e autorit tl nderuar asocon në largimin nga dëshirat e njohura për t’u pajisur me dritën e dijes. Ndryshimi i jetës sonë gjithmonë mund të vijë nga leximi i librave, këtu kisha dashur të potencoi edhe thënien e bukur, kuptimplote të Bell Hooks: “Idetë e ndryshimit të jetës gjithmonë kanë ardhur perms librave.”
Pasioni pas librave të jetë pikësynimi ynë kryesorë i kësaj jete.
“Kur mar pak para blej libra dhe nëse mbetet diç blej ushqim dhe veshje.” {Deriderius Erasmus}.
Pikërisht ky pasion i madh i madh pas librave i ka bërë këta autorë kaq të mëdhej që emri i tyre të përmendet edhe me dhjetëra dhe qindëra madje dhe mijëra vite pas vdekjes së tyre.
Mosleximi i librave vërtetë do të ishte një krim për ta. Këtë thirrje do t’a përmbillnim me thënien e paharueshme të Ray Bradburyt i cili thotë: “Ka krime më të rënda se djegia e librave. Një nga ato është mosleximi i tyre.”

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com