Connect with us

NDRYSHE

Nissan përdor sistemin ProPilot, për ‘parkimin’ e papuçeve të lëna në mes të korridoreve (Video)

Published

on

Prodhuesi japonez Nissan, ka përdorur sistemin ProPilot që ndihmon veturat të parkohen vet, për të ‘parkuar’ papuçet që janë lënë në mes të korridoreve.

Pos platformës së integruar, atyre i janë vënë edhe rrotat e vogla, motori dhe sensorët që iu ndihmojnë të lëvizin dhe të kthehen në radhë në hapësirat adekuate, transmeton Telegrafi.

Kjo formë ka mahnitur vizitorët, në hotele të ndryshme tradicionale që janë në Japoni, ku duhet të ecet vetëm me papuçe.

Të njëjtën teknologji, Nissan e ka aplikuar në makinën tërësisht elektrike Leaf, që parkohet vet pa asnjë problem.

Para dy vitesh, kompania pati lansuar karriget që lëvizin vet, por që vetëm mund të kthehen rreth tavolinës pasi të jenë ngritur përdoruesit.

Për të parë videon kliko këtu.

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com