Connect with us

OP / ED

Përse shqiptarët po largohen të pashpresë nga vendi?

Published

on

Të gjitha mediat franceze sot botojnë lajmin e keq e tmerrshëm për Shqipërinë: Sipas të dhënave të Organizatës franceze për refugjatët , në 2017 numri i azilkërkueseve nga Shqipëria ka shënuar një rritje me 66 përqind krahasuar me 2016, duke arritur shifrën rekord prej 7630 azilkërkuesish. Konsiderohet i çuditshëm fakti që Shqipëria, e klasifikuar si “vend i sigurtë”, thënë ndryshe nga i cili nuk pritet të jetë vend origjine për azilkërkuesit, të zërë vendin e parë në botë përsa i përket numrit të emigrantëve, madje duke ja kaluar edhe Afganistanit, Sudanit, Guineas, Haitit. Për me tepër që është një vend anëtar i NATO, kandidat për anëtar në BE dhe që pret të hapë këtë vit negociatat për anëtarësim në BE..?!Përse ndodh kështu me shqiptarët?

Arsyet janë të shumta; por ato nuk janë thjesht ekonomike. As thjesht e vetëm se në vendet e BE është më mirë se në Shqipëri. As vetëm se Shqipëria është vendi më i varfër në Europë.As thjesht se papunësia është e lartë….

Arsyet janë më të thella…Pas 2013, shqiptarët po largohen masivisht nga Shqipëria, duke ja kaluar për nga numri i emigrantëve vendeve me konflikte të brendshme etnike e fetare, vendeve në situatë pas lufte, vendeve me regjime autoritare e gjakatare, vendeve afrikane më të varfra, vendeve pa shpresë e të pa të ardhme. Vendeve ku qytetarët nuk kanë më shpresë e besim se mund të jetohet në të tashmen dhe e ardhmja është e pasigurt. Shqipëria pas 2013 ja kalon të gjithë këtyre vendeve, duke kaluar pas 2013 të gjithën vendeve të tjera pas 2013, kur drejtimin e vendit e ka marrë Edi Rama. Përse?

Pas 2013, shqiptarët janë gjithnjë e më të varfër, por kjo nuk mjafton për të shpjeguar këtë situatë sepse edhe më parë kanë qenë të varfër.

Janë gjithë e më të papunë, por edhe kjo nuk mjafton për të shpjeguar në mënyrë bindëse këtë situatë, sepse edhe më parë papunësia ka qenë e lartë.

Një pjesë gjithnjë e më e madhe shqiptarësh vuajnë gjithnjë e më shumë për bukën e gojës, duke e kërkuar atë në kazanët e plehrave, por as kjo nuk mjafton për të dhënë një shpjegim bindës sepse numri i atyre që jetonin nën pragun e varfërisë dhe merrnin ushqimet me listë ka qënë i lartë.

Arsyet janë të tjera, më të thella… Mjafton të analizohet se po largohen gjithnjë e më shumë qytetarë me arsim të lartë. Me tituj profesor e doktorë shkencash. Mjeke të talentuar. Të rinj e të reja të diplomuar në universitet më të mira të botës. Po emigrojnë jo vetëm të varfër e të papunë, jo vetëm nga zonat rurale e zonat e thella, por gjithnjë e më shumë qytetarë që kanë një gjendje ekonomike të pranueshme. Gjithnjë e më shumë qytetarë që kanë të ardhura e madje pasuri të vlerësueshme. Gjithnjë e më shumë biznesmenë që po mbyllin apo shesin bizneset e tyre. Gjithnjë e më shumë specialistë e ekspertë që punojnë në kompani prestigjioze… Po përse atëherë largohen…? Përse? Ja disa nga arsyet, që të gjithë shqiptarët i dinë dhe i artikulojnë në biseda të sinqerta mes tyre:

Shqipëria është një vend i pasigurt, ndoshta një nga më të pasigurtët në Europë. Shqipëria është vendi ku qytetarët e janë të pashpresë…Ku e ardhmja e femijve të tyre është ekstremisht e rrezikuar…

Sepse Shqipëria është vendi i parë në Europë për prodhimin e kanabisit dhe trafiqet e drogës…

Sepse Shqipëria është vendi i parë në Europë për korrupsion, për pastrimin e parave të pista…

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në Europë e ndoshta në botë ku kriminelët bëhen deputetë…

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë, kryeministri i të cilit akuzohet për përdorim të drogave të forta…

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë Kryeministri i të cilit akuzohet nga organizmat ndërkombëtare si zotërues i një pasurie të paligjshme prej 200 milion euro të fshehur në një llogari off shore në emër të të vëllait.

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë Kryeminsitri i të cilit është i vetmi në botë që në ceremoni serioze ndërkombëtare paraqitet me atlete.

Sepse Shqipëria është i vetmi vend në botë Kryeministri i të cilit i ka lyer muret e zyrës kryeministrore me zhgarravinat e tij halucinante.

Sepse Shqipëria është i vetmi vënd në botë Kryeministri i të cilit udhëton me çartera të shtrenjte kalon pushimet në resorte luksoze, dhe kostumet e veshjet e të cilit kushtojnësa 100 pensione mujore.

Sepse Shqipëria është i vetmi vënd në Europë, ku ministri i brendshëm bashkëpunon me klanet dhe familjet mafioze për trafikun e drogës dhe të armëve…

Sepse Shqipëria është një vend ku kryeministri ka vrarë meritokracinë, ku as shkolla dhe as arsimi i lartë nuk mjaftojnë për të gjetur një vend pune….

Sepse Shqipëria është një vend ku kryeministri urren profesorët, doktorët e shkencave, të diplomuarit jashtë vendit e ekspertët dhe promovon të paaftët, injorantët, servilët, perversët, mashtruesit…

Sepse Shqipëria është një vend ku qeveritarët kanë “shokë të ngushtë” e bashkëpunëtorë, kriminelët, hajdutët, të dënuarit për prostitucion e narkotrafiqe të cilët i bëjnë deputetë, u japin tendera e koncesione, kalojnë kohën e lirë, drekosen e argëtohen në jahte e resorte luksoze, brenda dhe jashtë vendit…

Sepse Shqipëria është një vend ku kryeministri ka vendosur nën kontroll politik e klientelist, bizneset kryesore. Median që e paguan me paratë e korrupsionit e të narkotrafiqeve. Shoqërinë civile që hesht për marrëzitë e tij apo promovon dështimet si suksese. Blen votat dhe kërcënon votuesit. Dhe më së fundmi edhe drejtësinë…

Sepse Shqipëria është një vend ku kryeministria kompromentuar me paratë e pista të korrupsionit, krimit dhe narkotrafiqeve edhe disa ambasadorë dhe zyrtarë të lartë ndërkombëtarë që heshtin për korrupsionin qeveritar, për lidhjet e krimit me politikën, për kultivimin e kanabisit dhe narkotrafiqet, për blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve, e tjerë e tjerë, madje heshtin edhe për faktin që Shqipëria po zbrazet nga shqiptarët që po largohen masivisht duke shkuar drejt vendeve të tyre…

Por përveç këtyre, ka edhe një arsye që e dëgjoj kudo e gjithnjë e më shpesh…

Me ardhjen e Rilindjes në drejtimin e vendit, E KEQJA është bërë shumë e madhe. E KEQJA është bërë maxhorancë… E KEQJA është bërë agresive. E KEQJA është bërë dominante. E KEQJA është kthyer në të vetmen mënyre e mjet për tu bërë i “suksesshëm”. Pra e E KEQJA është shndërruar në MODEL SUKSESI.

Prandaj të ndershmit, të aftët, të diplomuarit, të suksesshmit e vërtetë, ekspertët, profesorët, doktorët e shkencave, të diplomuarit jashtë vendit, biznesmenët e suksesshëm, artistët e talentuar, mjekët e aftë, gjyqtarët e ndershëm, ata që duan dhe adhurojnë familjen, ata që kërkojnë të rrisin e arsimojnë ndershmërisht e realisht fëmijët, po largohen të pashpresë nga ky vend me idenë se “ky vend nuk bëhet”…

Sigurisht që kjo është alarmante dhe e papranueshme… Kështu deklarojnë gjithnjë e më shumë qytetarë.. Por kjo nuk mjafton… Duhet urgjent reagim masiv… Sot… Sa më shpejt…sepse nesër do të jetë shumë shumë vonë… Shqipëria po zbrazet…Nesër do të jetë më e vogël…me më shumë të paaftë…me më shumë të varfër..me më shumë të papapunë… me më shumë të uritur që kërkojnë bukë në kazanët e plehrave… me më shumë kriminelë e trafikantë në politikë e kudo… me më shumë të droguar në qeveri e kudo…me më shumë perversë në shoqëri…/© SYRI.net

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com