Connect with us

SPORT

Po mos t’i shiste yjet, kjo skuadër sot do i “shkelte” rivalët (Foto)

Published

on

Schalke 04 është një nga skuadrat që ka përfituar më së shumti në vitet e fundit në futbollin evropian. Por, përfitimet e tyre kanë qenë vetëm financiare pasi që skuadra e famshme gjermane ka humbur shumë yje të cilët vetë i kishte rritur.

Manuel Neuer ishte pjesë e kësaj skuadre, por Bayerni ia mori. Joel Matip i iku si transfer i lirë, anipse ishte shtyllë e mbrojtjes.

Edhe Howedes ka qenë pjesë e Schalkes para se të transferohet në verë te Juventusi. Kolasinac poashtu këtë verë e braktisi Schalken për Arsenalin.

Edhe Barcelona ka përfituar nga Schalke duke i marrë “diamantin” kroat, Rakitic.

Manchester City poashtu i ka marrë një yll të madh, talentin Leroy Sane. PSG ka përfituar nga skuadra gjermane yllin tjetër, Draxler.

Bayern dje e dëmtoi rivalin e saj duke i marrë Leon Goretzkan nga vera e ardhshme. Ozil, Rafinha e Huntelaar poashtu ishin lojtarë të Schalkes në të kaluaren.

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com