Connect with us

LAJME

Protestuesit nisen drejt Tiranës (Foto)

Published

on

Protestuesit që po vijnë nga qytete të ndryshme në Tiranë, mbajnë me vete më automjetet e tyre targën simbol të narkotrafikut shtetëror AA 003 GB.

Targa e makinës Audi të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, AA 003 GB është më e famshmja ndër bandat e krimit të organizuar. Makina me këtë targë ishte pronë e Saimir Tahirit dhe, njëkohësisht, përdorej nga banda e Habiljave për lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të kanabist që më nëntor 2013, pasi Partia Socialiste erdhi në pushtet, deri në tetor 2017, kur Antimafia italiane arrestoi bandën më 2017.

Protestuesit e mbajnë targën AA 003 GB me mbishkrimet “narkoshteti” dhe “të paprekshëm” për të treguar se kanabizimi i Shqipërisë ishte projekt politik i Edi Ramës, i cili vazhdon të jetë përfituesi kryesor i trafikut ndërkombëtar të drogës dhe mbrojtësi i tyre nga drejtësia.
Nga përgjimet e Habiljave faktohet se Saimir Tahiri fitonte 5 milionë euro në muaj dhe rreth 20 milionë i përdori në fushatën e zgjedhjeve të 25 qershorit për të blerë pushtetin e Edi Ramës.
Përdorimi i makinës së Ministrit të Brendshëm me targën AA 003 GB nga banda e Habiljave u denoncua nga oficeri Dritan Zagani në tetor 2015.

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com