Connect with us

OP / ED

Republika e drejtuesve të përkohshëm!

Published

on

Politika në Shqipëri, fatkeqësisht po vazhdon të prodhojë çudira! Prej vitesh disa institucione nuk funksionojnë jo vetëm veç e veç, por edhe në unison me institucionet e tjera, me të cilët e kanë detyrim ligjor që të funksionojnë duke rakorduar politikat e tyre!

Por disa nga këto institucione shërbejnë vetëm për punësime politike dhe propagandë mediatike!

Jo vetëm kaq, por këto institucione edhe pse e kanë detyrim ligjor bashkëpunimin mes tyre, për shoëw mediatik firmosin marrëveshje e shpikje të tjera si modelet e task-forcave te krijuara se fundit! Por si do funksionojnë këto task-forca, shpikje alla shqiptare, me drejtues të institucioneve të përkohshëm apo të komanduar!

Si mund të presim pastaj nga këto drejtues të përkohshëm ose thënë ndryshe “peshkatar të komanduar” të kapin “peshkaqenë” të politikës! U bënë disa institucione të rëndësishme në vend, shumë të rëndësishme, që drejtohen nga drejtues të përkohshëm apo të komanduar!

Sot, listës së të përkohshmeve ju shtua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit! Është bërë Shqipëria si Republikë e Drejtuesve të Përkohshëm! Kush është i interesuar për këtë metodë të përkoheshme, sigurisht qeveria e pushtetarët se janë të parët që janë ekspozuar me abuzime korrupsioni e favorizim te krimit!

E pra këto institucione nuk mund të luftojnë kriminalitetin me njerëz të përkohshëm pasi asnjëri prej tyre nuk do të rrezikojë karrierën personale për pak muaj apo aq koha sa mund të jetë shef i përkohshëm! Çudirat nuk kanë të sosur në Shqipëri ku shteti është bërë i përkohshëm dhe liderët e partive të përhershëm! Papërgjeshmëri absolute të qeverisjes!

Lista:

Prokurore të Përgjithshëm të përkohshëm!

Drejtor të përgjithshëm të shërbimi shtetëror informativ të përkohshëm!

Drejtor të përgjithshëm të policisë së shtetit të përkohëshëm!

Drejtor të institucioneve të rëndësishme të komanduar (përkoheshëm)!

Shefa prokurorie të shumë rretheve të komanduar (përkohëshëm)!

#vazhdojne_komandimet#/© SYRI.net

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com