Connect with us

KOSOVË

Rita Ora koncert në Prishtinë

Published

on

Kosovës i kanë mbetur edhe disa ditë për festimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

Me këtë rast këshilli organizativ ka paraparë edhe një numër të madh të aktiviteteve kulturore-artistike. Një ndër to është edhe mbajtja e një koncerti të Rita Orës më 17 Shkurt në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.

“Po, tashmë e kemi të konfirmuar ardhjen e Rita Orës në Prishtinë. Aktualisht jemi duke u koordinuar me ekipin e këngëtares rreth koncertit që do ta mbajë më 17 Shkurt”, ka deklaruar Behramaj.

Ai më tutje ka pohuar se këngëtarja do të jetë para publikut rreth orë 22:00, ku do të perfomojë disa prej këngëve më të mira të saj.

Ndryshe, Rita ka qenë vite më parë në vendin tonë për të realizuar videon e këngës “Sha Ya Light”, i cili deri më tani është shikuar rreth njëzet milionë herë në YouTube ndërsa kishte kryesuar top listat britanike. Ndryshe, Rita është edhe Ambasadore Nderi e Kosovës, të cilën gjë e kishte pranuar me kënaqësi.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com