Connect with us

LAJME

Shekerinska: të gjithë na paskan shpëtuar më 27 prill, a ne kishim kokat e përgjakura

Published

on

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmila Shekerinska nuk dëshiroi të komentojnë deklaratat e djeshme të Munir Pepiq, i dyshuar për terrorin 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë se e ka ndihmuar që ta lëshojë Kuvendin e Maqedonisë, megjithatë ajo tha se “po del se më 27 prill të gjithë na shpëtuan, a ne dolëm me koka të përgjakura”, njofton Portalb.mk.

“Nuk do të dëshiroja që të komentoj për ngjarje për të cilat është hapur hetim. Në fund të muajit jam ftuar e si dëshmitare kundër njeriut që ma shkaktoi lëndimin më të madh në kokë. Atëherë për së pari herë do të shpërndajë informatat. Vërtetë nuk mund të komentojë deklaratat e të tjerëve, por po del se më 27 prill të gjithë na shpëtuan, a ne dolëm me koka të përgjakura”, tha Shekerinska.

Kjo deklaratë e Shekerinkës vjen pasi që shërbyesi policor, Munir Pepiq i dyshuar për sulmet e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë, në seancë publike në Gjykatën e Apelit deklaroi se më 27 prill ai veshi mantel të bardhë dhe deputetes së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Radmila Shekerinska i ndihmoi që të evakuohet.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com