Connect with us

NDRYSHE

Shembja e garazhit, zbuloi “dhomën e fshehtë” të ndërtuar në oborrin e çiftit bashkëshortor (Video)

Published

on

Një familje në Idaho të SHBA-ve mbetën të habitur, kur gjetën një dhomë të fshehtë nën garazhin e veturës e cila u shemb.

Brittany Bush dhe bashkëshorti i saj ishin duke fjetur gjatë natës së 9 janarit, kur dëgjuan një zhurmë të madhe, transmeton Telegrafi.

Fillimisht menduan se bëhej fjalë për vjedhje, por kur e kuptuan se gjithçka është në rregull brenda shtëpisë, u kthyen në shtrat.

Disa orë më vonë, zbuluan një gropë gjigante nën garazhin që u shemb por që nuk figuronte fare në skicën e planit të shtëpisë.

“Hapësirën që e gjetën nuk figuronte fare në skicën e planit të shtëpisë”, ka deklaruar familja Bush.

Ata menjëherë i kishin telefonuar agjentit të kompanisë së sigurimit, që u shfaq para dyerve të shtëpisë së bashku me një inxhinier për të vlerësuar dëmin.

Çifti Bush ka bërë të ditur se shtëpia në të cilën jetojnë është ndërtuar gjatë viteve të 50-ta, kurse besohet se hapësira e fshehtë ishte destinuar të shërbejë si strehimore në rast se vjen deri te sulmet ajrore gjatë kohës së Luftës së Ftohtë.

Kjo familje ka gjetur edhe një numër të madh të lodrave, çantave dhe një letër misterioze. Ndërkaq, inxhinieri beson se nën këtë strehimore ekziston edhe një hapësirë tjetër e fshehtë. Hetimet lidhur me këtë hapësirë janë duke vazhduar.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com