Connect with us

LAJME

Shqiptari nga Opoja që bëri shpikjen gjeniale për motorin “Porsche”

Published

on

Mekanizmi konstruktiv, që prej mbi 10 vitesh, me sukses e përpunon edhe sot e kësaj dite vrimën e motorit (që e mundëson shpejtësinë e sigurt deri mbi 330km/h), është konstruktuar nga Faton Piraj, shqiptari nga fshati Plavë e Opojës së Dragashit.

Faton Piraj jeton në Vjenë të Austrisë. Ai ka studiuar Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe punon në industrinë e veturave luksoze.

Piraj është modest për shpikjen, të bërë që para 10 viteve, dhe me krenari e thotë fjalinë “Atdhetar mund të bëhesh edhe ndryshe”.

Cili ishte shpikja për motorin e “Porshe”-së, që e zbuloi ai?

“Motori i veturave moderne “Porsche” e ka një vrimë të shkallëzuar, në të cilën është i pozicionuar boshti i kollodokut (boshti ku lidhen manivelat e pistonave të motorit). Kjo vrimë, që përbëhet nga disa pjesë, ka saktësinë (tolerancën) aksiale e cilindrike nën 0,005 mm, pra nën 5 të mijtat e milimetrit (saktësi shumë e lartë shkaku i rrotullimeve të larta të motorit me mbi 6700 rrotullime në minutë). Për ta hapur dhe përpunuar këtë vrimë nuk mjaftonin kushinetat (llagerat) standarde e as ato speciale mekanike, ku do të vendosej vegla boshtore gdhendëse, shkaku i saktësisë së tyre të pamjaftueshme (mbi 0,005mm)”, thotë inxhinieri Piraj.

“U deshtë pra shpikja dhe vetë-konstruktimi i ca kushinetave hidraulike për ta arritur këtë saktësi shkencore. Sfidë e rëndë shkencore dhe tensione të larta nervash, para se cilës gati se u patën dorëzuar stafi udhëheqës i “Porsche”-s. Ngadhënjimi i kësaj sfide e përmirësoi “jetën” e veturës së sotme moderne “Porsche” (çmimi i saj është mbi 250.000 Euro). Një sfidë tjetër ishte edhe shuarja e dridhjeve të veglës, që i shkaktonte materiali jo i bollshëm në ato pjesë” sqaron tutje Piraj.

I tërë ky sukses për të nuk ka ndonjë “efekt” të madh, por ai me dashuri e krenari e thotë se: “Shqiptaria është e PARA që duhet përkrahur. Në bazë të sajë ne edhe mund të ekzistojmë dhe të punojmë. Pa të mund të jemi gjithçka, por kurrë krenar”, sjellë MekuliPress.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com