Connect with us

BOTA

Spektakël në Linz të Austrisë, 20 policë për të kapur një shqiptar

Published

on

Në Linz të Austrisë është arrestuar një kosovar 35-vjeçar i cili para një muaji kishte therur me thikë kroaten 34-vjeçare. Bashkëshorti i saj, një shtetas me prejardhje kosovare, por pa nënshtetësi të caktuar, të enjten është arrestuar nga policia austriake në afërsi të stacionit hekurudhir në Linz. Arsyet e krimit janë ndarja e paralajmëruar e kroates nga kosovari, por aktualisht, kosovari nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Para një qendre tregtare në lagjen Auëiesen, më 7 dhjetor është acaruar zënka familjare. Kosovari e ka sulmuar me thikë bashkëshorten e vet kroate, duke i shkaktuar plagë të rënda trupore. Mandej, ai ka shtënë edhe me një pistoletë të rreme në drejtim të saj dhe është arratisur nga vendi i ngjarjes në drejtin të panjohur, raporton Shtegu.com.

Për policinë austriake situata ka qenë shumë delikate, pasi fëmijët e tyre kanë qenë në shkollat përkatëse në afërsi dhe ajo është dashur të merren masa sigurie. Për shkak të frikës se mund t’u ndodhte diçka fëmijëve dhe mësuesve në shkollë, policia e ka mbrojtur shkollën. “Për ne prioritare ka qenë që të mbrojmë nxënësit dhe personat e tjerë në shkollë“, ka shpjeguar zëdhënësi i policisë austriake, Major Michael Hubmann, përcjellë Shtegu.com.

Fëmijët janë dërguar në vend të sigurt. Por, frika e policisë ka qenë e paarsyeshme pasi autori nuk është paraqitur asnjëherë në afërsi të shkollës dhe është zhdukur sikur ta kishte përpirë dheu.

Se si ka rënë në gjurmë policia kosovarit, për këtë verpim nuk ka shumë informacion. Vetëm se është thënë se familja për policinë nuk ka qenë e panjohur dhe se tek i pandehuri kanë vërejtur sjellje të pazakonshme. Se ku ka qëndruar sulmuesi kosovar, nuk mund të thuhet me siguri. Por, hetuesit e krimeve të rënda supozojnë se ai ka qenë jashtë vendit. Arrestimi i tij u realizua pas ardhjes së tij me autobus nga Praga në Linz. Kosovari është kapur në befasi shumë dhe nuk ka rezistuar gjatë arrestimit. Në arrestimin e tij kanë qenë të mobilizuar 20 policë.

Deri më tani ai ka refuzuar të flasë, por hetuesit supozojnë se shkaku ka qenë ndarja e paralajmëruar e kroates nga ai. Kroatja 34-vjeçare për momentin është në gjendje të stabilizuar, pohojnë hetuesit. Mbetet e paqartë se ku gjenden fëmijët, por dihet se janë në vend të sigurt.

BOTA

Aleksandar Vuçiq viziton Kosovën në fundjavë

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë ditën e shtunë dhe të diel, kanë bërë të ditur nga zyra e presidentit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq do të vizitojë Mitrovicën Veriore, Graçanicën si dhe fshatin Llapllasellë.

Ai do të zhvillojë bisedime me serbët në Kosovë.

Continue Reading

BOTA

Vuçiq: Veseli nuk do të vijë në Nish, shqiptarët si turistë mund ta shohin këtë qytet të bukur

Published

on

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu ka kundërvënë deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ,i cili, dje, gjatë shënimit të përvjetorit të masakrës së Reçakut, kishte thënë se “në rast sulmit të Serbisë në Kosovë, shqiptarët do ta ndjekin atë deri në Nish”, transmeton Koha.net.

“Sundimtar i Kosovës është Kadri Veseli, e jo Thaçi e Haradinaj”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se Serbia e ka kuptuar mirë kërcënimin se shqiptarët do të vijnë deri në Nish.

Siç përcjell FoNet, ai ka thënë se e ka kuptuar mirë edhe heshtjen e atyre që duhet të reagojnë menjëherë ndaj kësaj dekalarate.

“Mund ta porosis Veselin se a nuk do të mund të vijë”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se shqiptarët mund të vijnë si turisë e ta shohin këtë qytet të bukur”.

Continue Reading

BOTA

Turqia dërgon mjete të blinduara në kufirin me Sirinë

Published

on

Automjete të blinduara për transportin e forcave të sigurisë dhe automjete ushtarake për pengimin e sinjaleve, të cilat Turqia i ka dërguar si përforcime të njësive në kufirin me Sirinë, kanë mbërritur në provincën Hatay në jug të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Automjetet ushtarake me kamionë të njësive të sigurisë turke u transportuan në Reyhanli.

Gazetari i AA-së mëson se si njësitë e kontrollit kufitar vëzhgojnë kufirin me njësi patrullimi dhe kamera termike.

Përveç kësaj, është vërejtur edhe tym nga disa vende në Nesreyieh, që i përket Afrinit, i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste PYD/PKK.

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com