Connect with us

LAJME

Stadiumin prej 100 milion, pas olimpiadës do e rrënojnë (VIDEO)

Published

on

Lojërat Olimpike Dimërore të cilat pas dy javëve do nisin në Pjongçang të Koresë së Jugut, me vete na sjelljen mjaft kuriozitete.

Një nga to është se stadiumi olimpik pa çati do shfrytëzohet vetëm në katër raste edhe atë në hapje dhe mbyllje të olimpiadës dhe të paraolimpiadës. Më pas stadiumi olimpik do rrënohet në tërësi. President Mun Je, ka thënë se stadiumi me kapacitet prej 35 mijë ulëseve Korenë e Jugut e ka kushtuar 109 milion euro, pas mbylljes së olimpiadës mund të rrënohet. Po që se stadiumi rrënohet, për çdo katër ngjarjet që do zhvillohet në te do kushtoje nga 25 milion euro.

Qendrat e tjera sportive të ndërtuara enkas për këto lojëra olimpike nuk do preken dhe ata do shfrytëzohen si qendra për stërvitje për sportet dimërore. Komiteti olimpik ndërkombëtar ka shprehur brengosje që këto objekte të mëdha sportive pas lojërave olimpike mos të shkatërrohen vetvetiu por të mirëmbahen. KON dëshiron që objektet mos të prishen si në rastin e Rios në Brazil. Fatin e njëjtë e kishin edhe ato objekte të Sarajevës, në të cilat në vitin 1984 u zhvilluan lojërat olimpike.

PËR TË PARË VIDEO-n, KLIKONI NË KËTU…

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com