Connect with us

SPORT

Strakosha: Nuk e imagjinoja që do rritesha kaq shumë

Published

on

Thomas Strakosha ka qenë i ftuar në një event të “Hauswagen”, konçesionari zyrtar i Volkswagen në Romë.

Portieri i Lazio-s dhe i kombëtares së Shqipërisë është pritur nga familja Cappella, ndërsa në një prononcim për “Lalaziosiamonoi.it”, portieri shqiptar deklaroi: “A e prisja këtë rritje? As në ëndrrën më të bukur nuk e imagjinoja. Por, kam punuar shumë dhe tani jam këtu. Vazhdoj të punoj shumë, sepse sapo ka filluar ajo që unë kërkoj. Dua të ndihmoj skuadrën për të arritur objektivat e saj”, deklaroi Strakosha.

Portieri shqiptar, së bashku me Donnarumma-n e Milan-it vlerësohet si një ndër portierët më me prespektivë në Serinë A.

“Është një vlerësim që më motivon më shumë”, tha “gardiani” i Lazios, i cili tregoi edhe për atmosferën që ekziston në dhomat e zhveshjes së skuadrës bardhekaltër “Gjëja më e rëndësishme në skuadër, është grupi. Ne jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin, edhe në momentet e vështira. Lidhja jonë vihet re në momentet kur festojmë në fushë, kur fitojmë dhe sidomos kur nuk fitojmë”.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com