Connect with us

SPORT

Sulmi ndaj Icardi-t: Facchetti do ta kishte rrahur, s’mund të vazhdohet kështu

Published

on

Francesco “Ciccio” Graziani, ish-futbollist italian dhe fitues i Kupës së Botës në 1982-in, ka sulmuar kapitenin e Inter, Mauro Icardi-n. “Nëse Façhetti-t do t’i jepej mundësia të kthehej mes të gjallëve për katër orë, jam i bindur se do t’i jepte një shuplakë.

Fotografia e tij, ku shfaqet i shtrirë lakuriq me një kapele që i mbulonte organet gjenitale është e papranueshme. Ai duhet të japë shembullin e mirë, mban shiritin e kapitenit. E kuptoj efektin e rrjeteve sociale, por nuk mund të vazhdohet përpara kështu”.

Këto kanë qenë fjalët e thëna nga ish-lojtari i Torino-s dhe Roma-s kundrejt sulmuesit argjentinas. “Giacinto ka qenë një kapiten i guximshëm, serioz, i moralshëm, – ka vazhduar Graziano. – Kapiteni aktual i Inter fotografohet në situata që nuk më pëlqejnë.

Immobile është më dobishëm se Icardi. Shënon më pak, por luan edhe si sulmues krahu për të dhënë krose për shokët e skuadrës. Icardi është mes tre më të mirëve në botë në zonën e rreptësisë, por jashtë zonës nuk di të luajë futboll. Golat di t’i shënojë, siç dinte dhe Inzaghi”.

SPORT

Hysaj: Klauzola është vlerësim, duam titullin kampion

Published

on

Mbrojtësi shkodran i Kombëtares shqiptare shkoi te Napoli kur ishte vetëm 21 vjeç, si një nga përforcimet e kërkuara me ngulm nga trajneri atëherë i sapoemëruar, Maurizio Sarri.

Aktualisht Elseid Hysaj luan sezonin e 3-të me napolitanët, ndërsa është shndërruar në një nga pikat më të forta të formacionit. Kjo konfirmohet edhe nga klauzola e vendosur për prishjen e kontratës me të, që është plot 50 milionë euro. Në një intervistë të dhënë për mediet italiane, mbrojtësi shkodran rrëfen aventurën e tij te Napoli dhe objektivat e skuadrës për këtë sezon.

Elseid, cila është forca e këtij grupi?

Mbi të gjitha është puna që po bëhet. Unë dhe shokët e mi jemi të përulur dhe të gjithë bashkë punojmë për një objektiv.

Nga lind ky besim për të arritur deri në fund të kampionatit me këto ritme?

Nga fakti që prej 3 vitesh jemi të gjithë bashkë dhe kemi vënë në jetë një program. Puna e bërë na jep besim se mund të luajmë me të gjithë dhe kundër të gjithëve, pavarësisht forcës që kanë kundërshtarët.

Sa i rëndësishëm është Sarri në këtë rrugëtim që po bën Napoli?

Është më i rëndësishmi. Ai na bëri të besonim se ishim të fortë. Shihet edhe nga jashtë që ne luajmë kaq mirë, për shkak të kualitetit që na solli në skuadër Sarri. Është mjeshtër i futbollit dhe na përmirësoi, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm.

Shumë thonë që Napoli luan bukur, por nuk ngre trofe…

Është e vërtetë që luajmë mirë dhe nuk kemi fituar, por s’është e thënë që të ndodhë edhe në të ardhmen. Duhet të jemi të përulur për të kërkuar të përmirësohemi.

E prisnit që do të ishit të parët në renditje kur nisët kampionatin?

Fakti që jemi në krye, do të thotë diçka. Jemi përmirësuar shumë në krahasim me vitin e kaluar, por edhe kundër skuadrave të vogla. E nisëm sezonin shumë shpejt, që në eliminatore me Nicën. Sforcot kanë qenë të shumta, por duhet të vazhdojmë kështu.

Mendoni që Juventusi është më i fortë se Napoli?

Për momentin jemi ne të parët, por gjithmonë dihet që Juventusi është dhe do të jetë ekip shumë i fortë. Duhet të mendojmë vetëm për skuadrën tonë dhe të fitojmë ndeshje pas ndeshjeje.

Vërtet nuk mund ta thoni fjalën titull?

Është shumë shpejt për të folur për të. Mungojnë shumë ndeshje dhe më e mira është që të mendojmë për ndeshjen e ardhshme. Mund të ndryshojnë shumë gjëra, por ëndrra duhet të mbetet.

Sa ndikim negativ pati eliminimi nga Champions-i?

Ishte moment i shëmtuar, por luajtëm në një kompeticion të bukur. Pastaj, kur heq dorë nga një kompeticion, mendon për të fituar diçka në kampionat. Europa Ligë nuk besoj se do të na shpenzojë energji më shumë, por duhet të luajmë për të shkuar deri në fund.

Sa ndikoi dëmtimi i Gulamit në skuadër?

Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën, por duhet të përgatitemi për të gjitha situatat. Të gjithë janë duke bërë mirë dhe duke dhënë maksimumin.

Është e vështirë të luash në krahun e majtë?

Shumë, por më duhet të bëj atë që thotë trajneri. Është e vërtetë që në rolin tim jap më të mirën.

Ju erdhët shumë shpejt te Napoli dhe në moshë të re treguat se jeni i aftë për një ekip të madh. E prisnit?

Është e vërtetë. Më dukej vetja si ekspert. Kam luajtur shumë shpejt në Serinë B dhe në A. Në ndryshim nga tri vitet e mëparshme ka ndryshuar mentaliteti dhe fakti që luaj te Napoli më ka rritur.

Ndeshja e radhës është kundër Atalantës, e cila u eliminoi nga Kupa…

Është një ekip që të hap shumë punë. Duhet të kuptojmë gabimet që bëmë në atë ndeshje për t’i limituar kundërshtarët. Duhet të luajmë vetëm për fitore.

Përplasja që patët me Insignen në ndeshjen Xhenoa-Napoli u bë virale?

U bëmë të famshëm…(qesh). Ishte një moment shakaje. Ai është gjithmonë i gatshëm për humor.

Napoli është gati të marrë Verdin…

Është lojtar shumë i fortë sepse kam luajtur me të tek Empoli, por nuk e di nëse do të vijë. Po erdhi, do të na ndihmonte shumë.

Është një motiv më shumë për ju klauzola 50 milionë euro?

Është një vlerësim që kanë bërë drejtuesit. Nuk e vendos unë çmimin. Duken shumë, por duke parë zhvillimet në futbollin e sotëm… Duhet të mendoj të luaj mirë, pastaj të shoh nëse vjen ndonjë ofertë.

Do të ishit gati të qëndronit përjetësisht te Napoli?

Sigurisht. E kam menduar edhe këtë. Jetohet mirë dhe është qytet i madh.

Pse zgjodhët numrin 23 këtë sezon?

Në fakt, ky ka qenë numri im gjithmonë. Por kur erdha te Napoli e mbante Gabiadini. Kur ai u largua, e mora unë.

Si jetohet në Napoli? Gatuhet mirë?

Është qytet fantastik. Edhe ushqimet janë të mira. Kur erdha në fillim, rrezikova të shtoja peshë sepse më pëlqenin shumë. Fatmirësisht u tregova i kontrolluar./SuperSport

 

Continue Reading

SPORT

Zyrtare: Gjelbrim Taipi nënshkruan për Grasshopperin

Published

on

Grasshopper Club Zurich e ka transferuar mesfushorin shqiptar, Gjelbrim Taipi.

25-vjeçari do të kalojë te klubi i tij i ri nga FC St.Gallen 1879, ku u angazhua në fillim të sezonit 2017/2018.

Me Grasshopperin, ai ka nënshkruar kontratë prej dy vjet e gjysmë.

“Nga sot jam pjesë e skuadrës së Grasshopper për dy vjet e gjysmë të ardhshme. Është kënaqësi të jesh pjesë e kësaj skuadre më të trofeshme në kampionatin zviceran”.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që ma keni dhënë deri tani, si në momentet e mira, ashtu edhe në ato të vështirat”, ka shkruar 25-vjeçari në Facebook.

Para e të luante për St.Gallenin, Taipi ka veshur edhe fanellën e FC Schaffhausen, ku kishte shënuar tre gola dhe kishte dhuruar pesë asistime në 16 paraqitje.

“Jemi shumë të lumtur për angazhimin e Gjelbrimit. Ai është një lojtar i zgjedhur nga trajneri jonë, Murat Yakin dhe ka luajtur nën urdhrat e tij në të kaluarën’.

“Gjelbrimi do t’i sjellë shumë kreativitet mesfushës sonë”, ka deklaruar drejtori sportiv i Grasshopperit, Mathias Walther.

Në të kaluarën, mesfushori ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës (2011-2013). Taipi e ka përfaqësuar edhe Shqipërinë U-21 në periudhën 2012-2014.

Continue Reading

SPORT

Sampdoria pas një shqiptari të talentuar

Published

on

Sampdoria është vënë pas mesfushorit të Luzernit dhe Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu.

Kryeziu që ka lindur në vitin 1993, është rritur në akademinë e klubit të Luzernit që luan edhe aktualisht. Lojtari me origjinë nga Kosova, mbetet pa kontratë në fund të qershorit.

Sipas gianlucadimarzio.com lojtari mund të afrohet tani për një shumë të vogël, ose gjatë verës si transferim i lirë. Kryeziu ka zhvilluar këtë sezon 21 ndeshje, mes kampionatit, Ligës së Evropës dhe Kupës së Zvicrës.

Ai është lojtar i rëndësishëm i Kosovës, ku zhvilluar 11 ndeshje. Kryeziu tash e një kohë është në radarin e klubeve italiane. Mesfushori 24 vjeçar është gati për hapin e madh në karrierë dhe këtë është duke e kërkuar tash e një kohë.

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com