Connect with us

BOTA

Trump i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor pas ardhjes në detyrë

Published

on

Presidenti Donald Trump do të kryejë sot ekzaminimin e tij të parë mjekësor që pas ardhjes në detyrë si presidenti i SHBA-së.

“Presidenti Trump do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor në Qendrën Kombëtare Ushtarake Walter Reed, në periferi të Bethesda, në Uashington”, njoftoi dje zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Ekzaminimi mjekësor do të kryhet nga Dr. Ronny Jackson, i cili pas përfundimit të tij do të njoftojë rezultatet nëpërmjet një deklarate për shtyp.

“Jackson ka kryer ekzaminimet mjekësore të presidentëve të tre administratave të njëpasnjëshme”, deklaroi Sanders.

“Jackson do të përpilojë rezultatet e ekzaminimit gjatë fundjavës dhe do të takohet të martën me Sanders në sallën e konferencave, për të dhënë një raport të detajuar”, njoftoi ajo.

Presidenti Trump, 71 vjeç, mori detyrën një vit më parë si presidenti më i vjetër në moshë i zgjedhur ndonjëherë në SHBA.

Të dhënat e fundit të disponueshme mbi gjendjen e tij shëndetësore u bënë të ditura në shtator 2016 nga mjeku i tij personal, Harold Bornstein, i cili deklaroi se presidenti Trump do të vazhdonte të ishte individi më i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëherë.

Trump nuk ushtron asnjë sport tjetër përveç golfit dhe thuhet se preferon ushqimin e shpejtë dhe pijet pa gaz.

Historia e tij familjare nuk përfshin sëmundje të parakohshme të zemrës dhe prindërit e Trumpit kanë jetuar deri në moshën 80 dhe 90 vjeçare.

“Ekzaminimi mjekësor i Trump nuk përfshin një vlerësimin të shëndetit të tij mendor apo të shqisave”, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Javën e kaluar ai e quajti veten “gjeni”, në përgjigje të një libri që e portretizonte atë si intelektualisht dhe emocionalisht të papërshtatshëm për të kryer detyrën e presidentit. /kp/

BOTA

Vuçiq: Veseli nuk do të vijë në Nish, shqiptarët si turistë mund ta shohin këtë qytet të bukur

Published

on

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq iu ka kundërvënë deklaratës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ,i cili, dje, gjatë shënimit të përvjetorit të masakrës së Reçakut, kishte thënë se “në rast sulmit të Serbisë në Kosovë, shqiptarët do ta ndjekin atë deri në Nish”, transmeton Koha.net.

“Sundimtar i Kosovës është Kadri Veseli, e jo Thaçi e Haradinaj”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se Serbia e ka kuptuar mirë kërcënimin se shqiptarët do të vijnë deri në Nish.

Siç përcjell FoNet, ai ka thënë se e ka kuptuar mirë edhe heshtjen e atyre që duhet të reagojnë menjëherë ndaj kësaj dekalarate.

“Mund ta porosis Veselin se a nuk do të mund të vijë”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se shqiptarët mund të vijnë si turisë e ta shohin këtë qytet të bukur”.

Continue Reading

BOTA

Turqia dërgon mjete të blinduara në kufirin me Sirinë

Published

on

Automjete të blinduara për transportin e forcave të sigurisë dhe automjete ushtarake për pengimin e sinjaleve, të cilat Turqia i ka dërguar si përforcime të njësive në kufirin me Sirinë, kanë mbërritur në provincën Hatay në jug të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Automjetet ushtarake me kamionë të njësive të sigurisë turke u transportuan në Reyhanli.

Gazetari i AA-së mëson se si njësitë e kontrollit kufitar vëzhgojnë kufirin me njësi patrullimi dhe kamera termike.

Përveç kësaj, është vërejtur edhe tym nga disa vende në Nesreyieh, që i përket Afrinit, i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste PYD/PKK.

Continue Reading

BOTA

Abbas: Izraeli i dha fund Marrëveshjes së Oslos

Published

on

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, tha se Izraeli “i ka dhënë fund” Marrëveshjes Paqësore të Oslos të arritur në vitin 1993 ndërmjet Organizatës Çlirimtare të Palestinës dhe Izraelit dhe se kjo marrëveshje duhet të rishqyrtohet, raporton Anadolu Agency (AA).

Abbas, në një fjalim të mbajtur në qytetin e Ramallahut të Bregut Perëndimor nën pushtim, gjatë Mbledhjes së 28-të të Punës me temën “Kudsi, kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës”, organizuar nga Këshilli Qendror Palestinez që vepron në kuadër të Organizatës Çlirimtare të Palestinës, tha: “Izraeli i dha fund Oslos. Prandaj, duhet të vendoset në tryezë diskutimi për t’u rishqyrtuar”.

Abbas tha se është e papranueshme që qeverisja palestineze të vazhdojë nën sovranitetin e forcës okupuese.

Duke deklaruar se ngelet i përkushtuar në zgjidhjen me dy shtete mbi parimin e një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Kudsin Lindor dhe me kufijtë e vitit 1967, Abbas shtoi se qeveria palestineze, edhe përkundër vetos së SHBA-ve, do të shkojë në Këshillin e Sigurimit (KS) për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara (OKB).

Abbas theksoi se nuk do të pranojnë ndërmjetësimin e SHBA-ve në bisedimet paqësore ndërmjet Palestinës dhe Izraelit dhe as planin e quajtur “marrëveshja e shekullit”, të cilin SHBA-të e kanë përgatitur për të qenë bazë në procesin paqësor palestinezo-izraelit.

“Ne nuk marrim urdhër nga askush për asnjë çështje lidhur me kauzën tonë”, shtoi ai.

Ai iu drejtua dhe presidentit të SHBA-ve Donald Trump, duke thënë se Kudsi tanimë është hequr nga tryeza e bisedimeve dhe se ai është kryeqyteti fetar dhe politik i Palestinës.

“Qeveria palestineze Kudsin e pranon vetëm si kryeqytet të Palestinës”, u shpreh Abbas.

Abbas tha poashtu se SHBA-të përpiqen të heqin nga agjenda refugjatët palestinezë dhe se Britania duhet të kërkojë falje dhe t’i paguajë dëmshpërblim popullit palestinez për shkak të “Deklaratës së Balfourit”. Ai pohoi se atë periudhë, SHBA-të kanë këmbëngulur për vënie në fuqi të Deklaratës së Balfourit.

Për Nikki Haley, përfaqësuesen e Përhershme të SHBA-ve në OKB, dhe për ambasadorin amerikan në Izrael, David Friedman, i cili ka thënë se Palestina nuk është nën okupim, Abbas tha: “Këta janë burim turpi për një shtet i cili e respekton veten”.

Ai shtoi se SHBA-të deri më tani kanë vënë veto ndaj 46 rezolutave të KS-OKB-së.

“Ne nuk përzihemi në çështjet e brendshme të asnjë vendi arab, prandaj nuk do të pranojmë që askush të përzihet në çështjet tona”, tha presidenti i Palestinës, duke shtuar se “pranvera arabe” është “importuar” nga SHBA-të dhe se problemet në vendet arabe janë çështje të brendshme.

Abbas më tej deklaroi se derisa nuk zgjidhet çështja e Palestinës, ata nuk do të pranojnë normalizimin e raporteve të vendeve arabe me Izraelin.

Duke shtuar se ndihet i shqetësuar për mospjesëmarrjen e Hamasit dhe Lëvizjes Palestineze Xhihadi Islam në mbledhje, Abbas shtoi se do të dëshironte që në këtë mbledhje “historike” për të ardhmen e Palestinës, të merrnin pjesë të gjitha palët palestineze.

Ai gjithashtu bëri të ditur se brenda një muaji në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, do të takohet me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian dhe se do të vazhdojnë takimet me palët “pro-paqësore” të Izraelit.

Continue Reading

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com