Connect with us

SPORT

Wenger: Nuk po largohem nga Arsenali

Published

on

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger këmbëngul se ai nuk ka plane për të lërë skuadrën londineze dhe të largohet përpara se kontrata e tij të skadojë.

Është përfolur shumë gjatë dy sezoneve të fundit se trajneri francez mund të largohet nga Emirates, pasi nuk po dëshirohet më as nga tifozët e klubit.

Para disa ditëve u fol se edhe Wenger po bëhet gati të largohet, por dje (e premte) gjatë një interviste e bëri të qartë se ai nuk po shkon askund.

“Unë jam gjithmonë i angazhuar. Jam këtu që 21 vjet”, ka thënë fillimisht Wenger për mediat angleze.

“Pra, në çdo vendim të vetëm bëj atë që është e drejtë për klubin. A qëndroj për një vit apo dhjetë vjet është pikërisht e njëjta”.

“A jam unë në krye apo dikush tjetër nuk ka rëndësi, mund të bëni vetëm atë që është më e mira për klubin”.

“Kjo është ajo që përpiqeni të bëni. Kjo nuk ka të bëjë fare me gjendjen time personale”.

“Pra, a do të jeni definitivisht përgjegjës për sezonin e ardhshëm? Kontrata ime e sqaron atë. A kam ikur ndonjëherë larg? Kurrë. Pse duhet të ndryshoj?”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com