Connect with us

TECH & AUTO

WhatsApp me një tipar të ri që do t’i ndryshojë video thirrjet përgjithmonë

Published

on

WhatsApp përdoret kryesisht si një aplikacion i popullarizuar i mesazheve në telefona. Në fakt, në vigjilje të vitit të ri 2017, ajo u përdor në sasi rekorde, me një mesatare prej 75 miliardë mesazhe të dërguara gjatë natës.

Megjithatë, shumë njerëz shpesh harrojnë se aplikacioni është gjithashtu mjaft i dobishëm për video chat. Në fakt, thirrjet në WhatsApp janë bërë aq të rëndësishme për aplikacionin popullor të mesazheve, ndërsa tani platforma ka mbi 100 milionë telefonata në ditë.

Ashtu si çdo vit, ka gjithmonë fjalë se si platforma mund të evoluojë dhe çfarë tipare të reja mund të shfaqen.

Por për muaj, është përfolur se kompania ka punuar për lirimin e një përditësimi të madh në veçoritë e video thirrjeve brenda aplikacionit.

Tani WhatsApp ka bërë të ditur se është duke ardhur një përditësim i ri beta, të cilin kompania e ka lëshuar këtë javë.

Më saktë, WhatsApp po nxjerr në pah një veçori të re që shfaq një buton të ri i cili automatikisht ju kalon në video thirrje. Kjo mund të duket vetëm si një ndryshim i lehtë në platformë, por është një prej atyre që mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si njerëzit përdorin aplikacionin dhe inkurajon më shumë përdorues të përdorin videot në vend të thirrjeve me zë.

Funksioni i ri u zbulua për herë të parë nga WABetaInfo, megjithatë, ata thonë se kjo është në dispozicion vetëm për momentin tek njerëzit e regjistruar në versionin beta të WhatsApp.

Tipari i ri do të thotë që asnjëherë nuk do të mbyllë një telefonatë me zë, por vetëm do ta kalojë atë në një video thirrje me të njëjtin person.

Funksioni është në dispozicion vetëm për thirrjet individuale mes dy njerëzve dhe nuk do të funksionojë për thirrjet në grup.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com