Connect with us

SPORT

Zyrtare: Yerry Mina, kolumbiani i parë në historinë e Barçës

Published

on

Barcelona ka mbyllur marrëveshjen me Palmeirasin për blerjen e Yerry Mina. 23-vjeçari do të mbërrijë në kryeqendrën e Katalunjës gjatë mbrëmjes së sotme, për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e Ernest Valverdes.

Për mbrojtësin kolumbian “blaugranat” do të paguajnë pak më shumë se 13 milionë euro, ndërsa kontrata e tij do të jetë për 4 sezone e gjysmë. Yerry Mina është futbollisti i parë kolumbian që do të veshë fanellën e Barçës.

Më blerjen e tij Valverde do të ketë një alternativë më shumë në fazën mbrojtëse, ku shpesheherë skuadra ka shfaqur probleme për arsye dëmtimesh.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com