Connect with us

BOTA

Aeroplani rus nuk ishte i dëmtuar para se të rrëzohej

Published

on

Aeroplani me pasagjerë që u rrëzua jashtë territorit të Moskës nuk ishte dëmtuar dhe ka shpërthyer pasi është rrëzuar në tokë, ka thënë agjencia më e lartë e shtetit për hetime.

Përmes një deklarate, Komitetit Hetues ka thënë se nuk ka pasur zjarr kur është përplasur aeroplani.

Në këtë incident kanë vdekur të 71 pjesëtarët që kanë qenë në aeroplan.

“Jemi të bindur se në momentin e rrëzimit, në aeroplan nuk ka pasur zjarr. Shpërthimi ka ndodhur pasi aeroplani është rrëzuar”, është thënë në deklaratë.

Zyrtarët kanë thënë se nuk besojnë që ndonjë akt terrorist të ketë rrëzuar aeropolanin, mirëpo nuk kanë njoftuar për shkakun e mundshëm.

Komiteti Hetues ka thënë se autoritetet do të konsiderojnë ‘të gjitha teoritë’ dhe do të hetojnë të gjitha anët që lidhen me fluturimin, duke përfshirë edhe nivelin e eksperiencës së punëtorëve. /REL

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com