Connect with us

NDRYSHE

Aksion i pazakontë i policisë shqiptare, lirojnë shqiponjën e robëruar (Video)

Published

on

Policia e Pukës është angazhuar në një aksion të pazakontë në fshatin Berishaj të këtij rrethi.

Bëhet fjalë për një operacion jo për të kapur ndonjë të kërkuar, por për të liruar një shqiponjë.

Aksioni policor mori shkas nga denoncimet në rrjetet sociale të ambientalistëve, të cilët kishin nxjerrë një video të një shqiponje të lidhur nga këmbët.

Pas këtij denoncimi, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, urdhëroi një grup të gatshëm të komisariatit të Pukës, që të verifikonte rastin në fjalë.

Pas mbërritjes së efektivëve në fshatin Berishaj u bë i mundur lirimi i shqiponjës, moment i cili është fiksuar në një video. Ky është nga aksionet e rralla të policisë.

Për ndjeksit nga Facebook klikoni këtu.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com