Connect with us

SPORT

Albin Tahiri debuton në Olimpiadë, zë vendin e 36

Published

on

Garuesi i vetëm i Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në PyeongChang të Koresë së Jugut, Albin Tahiri, ka bërë lëshimin e parë.

Ai ka dalë i 36-ti në listë, nga 65 pjesëmarrës në këtë garë të rëndësishme.

“Kur e pash që garuesit e tjerë kishin problem vetëm desha të përfundoj garën. Unë e përfundova lëshimin dhe vendi i 36 nuk është i keq. Unë arrita të jem në vendin e 36 nga 65 pjesëmarrës në këtë garë”, ka thënë Tahiri për televizioni publik.

“Unë pres që të kem më pak gabime dhe të dal më mirë”, ka thënë ai për garën e ardhshme që do ta zhvillojë pas dy ditësh.

Tahiri është shprehur krenar që ka përfaqësuar Kosovën në ngjarjen më të madhe sportive.

“Më është realizuar ëndrra që të jem në këto gara. Pasnesër do të kem tjetër disiplinë”,

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com