Connect with us

LAJME

Anija e flotës amerikane në brigjet shqiptare

Published

on

Anija e flotës ushtarake amerikane, “Ross” ka mbërritur në Gjirin e Vlorës në kuadër të një nisme për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë si dhe përkushtimin e të dy vendeve për stabilitetin në rajon.

Anija do të qëndrojë tre ditë për një program të bashkëpunimit ushtarak dypalësh, transmeton Klan Kosova.

Në ceremoninë e mbërritjes ishin të pranishëm zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, ambasadori amerikan Donald Lu, si dhe drejtues të lartë të Forcave të Armatosura shqiptare.

Anija “Ross” ka në bord një ekuipazh prej 350 vetë dhe ka qenë pjesë e dhjetëra operacioneve ushtarake, ku më i fundit i tyre në Siri.

Pas Shqipërisë, anija do t’i drejtohet Spanjës dhe më pas SHBA.

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com