Connect with us

LAJME

Bylykbashi: Rama ka shitur detin te grekët

Published

on

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka hedhur dyshime se Gjykata Kushtetues nuk po plotësohet me gjyqtarë me qëllim, pasi kryeministri Edi Rama nuk do që marrëveshja me detin me Greqinë, që pritet të arrihet pas pak muajsh, të anulohet nga kjo gjykatë.

Përmes një reagimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Bylykbashi thotë se Rama e ka shitur detin, pasi marrëveshje është bërë në fshehtësi duke shkelur ligjet shqiptare.

Reagimi i Bylykbashit:

“Gjykata Kushtetuese peng i shitjes se detit?

Rama i ka shitur territorin e Shqiperise‎ grekeve! Tregtari i kufinjve ka bere marreveshje ne fshehtesi dhe ne shkelje te Kushtetutes. Askush nuk di c’fare interesi tjeter kombetar ka tregtuar per pushtetin e tij.

Gjykata Kushtetuese eshte ne kolaps. Nuk merr dot vendime. Nga 9 anetare, vetem 5 jane sot ne detyre me mandat te plote. Rama po bllokon zevendesimin e vendeve bosh. ‎

A mos valle Rama e bllokon Gjykaten Kushtetuese qe ne kete Rremuje te Drejtesise te beje fakt te kryer shitjen e detit dhe Gjykata te mos e anuloje marreveshjen?‎

P.S.: sa here Rama ben ndonje zullum e quan reforme. Shihni kur ta quaje kete Reforma e Detit. Kesaj radhe ata qe do duartrokasin do te jene ne Athine.

Marrëveshje për detin mes Greqisë dhe Shqipërisë ishte arritur edhe në vitin 2009, por Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë pasi gjeti shkelje të rëndë ligjore”, ka shkruar Bylykbashi.

RAMAZANI 2018

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com