Connect with us

LAJME

Dy alpinist humbën jetën në malin Kajmakçalan

Published

on

Dy alpinistë nga Maqedonia kanë humbur jetën në Kajmakçalan, zonë malore në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Trupat e pajetë u gjetën në orët e para të mëngjesit.

Mjekët në Greqi kanë konstatuar vdekjen si pasojë e të ftohtit. Bëhet fjalë për një femër 25 vjeçare dhe një mashkull 35 vjeç. Të dy kanë qenë pjesë e një grupi prej 50 alpinistë në rajonin e Agios Atanasios.

Dyshohet se viktimat, si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dendura, kanë humbur gjurmët e grupit dhe kanë humbur rrugën.

Organet kompetente greke thonë se pasi kanë marrë thirrje për ndihmë, menjëherë kanë dal në terren me 3 ekipe shpëtimi. Nëpërmjet telefonit, organet greke kishin lokalizuar vendndodhjen e dy alpinistëve të humbur, mirëpo të njëjtit fatkeqësisht janë gjetur pa shenja jete.

Mbrëmë rreth orës 3 në SPB-Manastir, është lajmëruar se dy persona, alpinistë kanë humbur në malin Nixhe. Një grup prej alpinistësh ka kanë filluar marshin që të ngjisin malet nga ana greke, ndërsa për një kohë të shkurtë nga fillimi i marshit, dy prej tyre kanë humbur gjurmët prej kurë janë ndarë nga grupi.

Menjëherë rreth kësaj ngjarjeje janë njoftuar autoritetet Greke, ndërsa autoritetet Maqedonase janë njoftuar më vonë. Menjëherë pas marrjes së lajmërimit për rastin, kemi kontaktuar edhe Qendra për Menaxhim me Kriza, Drejtoria për mbrojtje si dhe organet greke – deklaroi Toni Angelovski, Zëdhënës i MPB-së.

Ndërkaq edhe në Kodrën e Diellit në Tetovë mbrëmë ishin lajmëruar si të humbur edhe dy alpinist tjerë francez. Përmes telefonit ata kanë kontaktuar shokë të tyre duke i njoftuar se gjenden pranë një shkëmbi dhe se nuk dinë si të orientohen.

3 orë më pas ata janë gjetur nga policia dhe janë dërguar në stacionin policor. Fatmirësisht mjekët konstatuan se dy alpinistët janë në gjendje të mirë shëndetësore edhe përskaj qëndrimit të gjatë në ambient të hapur në temperatura nën zero.

Advertisement

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com