Connect with us

SPORT

Fino: Procesi i parregullt, do ta kontestoj

Published

on

Bashkim Fino ka reaguar pas humbjes në garën për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke thënë se e ka pritur një rezultat të këtillë, se e konteston procesin si të parregullt dhe për këtë ka të drejtë ta kontestojë atë në instancat përkatëse.

Sipas tij vendosja e delegatëve nga ana e federatës pengoi për diferencën dhe bëri që Duka të fitojë sot. “Nëse ke një listë të pandershme përpara dhe nuk mund të thyesh rezultatin”- tha ai. Ai ka deklaruar se do ta vazhdojë betejën ligjore.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për mbështetjen që më keni dhënë. Nga sot fillon një gjë akoma më e vështirë për mua. Kjo Asamble u krye brenda të gjitha standardeve. Nuk dua të veçoj asnjë votues, për mua janë të gjithë të barabarta. Kam shumë besim që do të bëjmë më të mirën në të ardhëm. Do doja të falënderoja të gjithë të ftuarit. Përkushtimi im do të jetë akoma më i madh. Uroj një vit të mbarë.

Nuk jam i zhgënjyer. Unë e prisja diçka të tillë. Procesi qe i parregullt në listat e delegatëve. Po të shikoni diferencën janë ato që i kemi thënë gjatë gjithë këtij mua. Ne do të vazhdojmë procesin tonë gjyqësor. Vendosja e disa ekipeve që nuk janë pjesë e futbollit, dhe vendosa e delegatëve. Kam përshtypje që diferenca e pasqyroi këtë gjë. Po të mos ishin 12 shoqatat dhe këto 5-6 klube që janë vendosur në mënyrë ilegale do të ishte garë më e ndershme. Ju e patë që komisioni i verifikimit lexoi një raport që e kishte bërë gati FSHF.

Do ishte më e ndershme të kishte juristë të pavarur. Ne do e çojmë në fund çështjen, për të mirën e futbollit. Ne do të respektojmë, gjykatat shqiptare, më pas do të shkojmë jo vetëm në KAS por edhe në FIFA. Në momentin që ne kundërshtuam 12 shoqatat, unë kam të drejtë të vazhdoj procesin ligjor.

Unë i urova sukses Dukës. Unë i kam thënë dhe i kam dërguar UEFA-s gjithë dokumentacionin e shoqatave. Futbolli nuk fiton apo humbet me një njeri në krye. Varet si e kanë lexuar anëtaret e Asamblesë platformën. Koha ishte shumë e shkurtër për ta shpalosur tamam. Ata do vijnë në mendimet e mija.

Gjysma e presidentëve në Europë, janë deputetë apo politikanë. Për mua qe një garë sportivë. Anëtaret e interesuar për futbollin të jenë pjesë e Komisionit. Ata janë aktorët kryesor. Nuk mund të jenë një grup njerëzish që mund të marrin vota. Iu uroj anëtareve të komitetit ekzekutiv, të mësojnë kompetencat që kanë. Unë e respektova gjithë procesin dhe do të qëndrojë në sallë”.

REKLAMË

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com