Connect with us

LAJME

Identifikohet vrasësi i Burim Idrizit

Published

on

Kundër 28-të vjeçarit O.A. nga Shkupi, i cili është në arrati, sot është parashtruar padi penale për vrasjen që ndodhi më 20 dhjetor, të vitit të kaluar, në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup.

“Njëherit, më 20.12 të vitit të kaluar rreth orës 17:30 në rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup, i denoncuari me përdorimin e armës (pistoletë automatike AK47 kalibër 7,62 x39mm), ka gjuajtur disa plumba ndaj personit B.I.(24) nga Shkupi, i cili më vonë të njëjtën ditë nga plagët e marra ka humbur jetën në Qendrën urgjente “Nënë Tereza”, thonë nga MPB.

Sipas njohurive të dokumentuara, para ngjarjes penale-juridike B.I. ka pasur marrëveshje paraprake me tre miqtë e tij që të takohen në stacionin e autobusëve në rrugën “Xhon Kenedi”. Kur kanë arritur në vendin e dakorduar, kanë filluar të bisedojnë me ç’rast pas disa minutave në rrugën e njëjtë por nga ana e kundërt e korsisë para punëtorisë për përpunimin e metaleve është ndalur automjeti motorik “Jugo” me ngjyrë të kuqe nga e cila ka dalluar O.A. i cili në duar ka mbajtur pistoletë automatike. Duke e kaluar rrugën i paraqituri është afruar deri te personat dhe pa kurrfarë paralajmërimi ka filluar të gjuajë në drejtim të B.I. i cili nga plagët e marra ka rënë në tokë i përgjakur. Pas kësaj i paraqituri është kthyer në automjetin “jugo” dhe ka shkuar nga vendi i ngjarjes. Nga ana e qytetarëve menjëherë është thirrur automjeti i ndihmës së shpejtë mjekësore e cila e ka dërguar të plagosurin në Qendrën urgjente “Nënë Tereza” Shkup ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com