Connect with us

SPORT

Igli Tare kritikon yllin e ekipit

Published

on

Tare është i nervozuar me sjelljet e Felipe Anderson, që u la jashtë në humbjen 4-1 nga Napoli.

Drejtori sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare, e ka garantuar Felipe Andersonin se nuk i kanë kërkuar ta shesin pas prishjes së marrëdhënieve me Simone Inzaghi, por sulmuesi “duhet të mësoj”.

Braziliani nuk u ftua në humbjen 4-1 nga Napoli, për shkak të qëndrimit aspak të mirë në humbjen 2-1 në shtëpi nga Genoa të hënën.

“Ai nuk ka kërkuar të shitet, këto nuk janë aspak të vërteta”, tha Tare për Mediaset Premium.

“Kurrë as që e kemi diskutuar atë. E vetmja gjë që vlen për të gjithë është se ekipi është shumë më i rëndësishëm se individualiteti dhe rregullat aplikohen njëjtë për të gjithë”.

“Nuk diskutohen kualitetet e Felipe Anderson, por ai duhet të mësoj dhe përmirësohet në disa gjëra shumë të rëndësishme dhe të punojë për ekipin. Ai e ka bërë këtë në të kaluarën”.

“Kemi folur me të t’martën për dy orë dhe shpresoj se e ka kuptuar, sepse të gjithë e duam këtu”, ka deklaruar mes tjerash shqiptari Tare.

REKLAMË

PARTNER MEDIAL

Na ndiqni në FACEBOOK

ARTIKUJT MË TË LEXUAR

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com